Open Data Albania po hulumton mbi Donacione Private të Fushatës Zgjedhore 2013. Hulumtimi bazohet tek të dhëna zyrtare të raporteve te auditimit të partive politike nga ekspertët kontabël. Kushtet për donacione në favor të subjekteve politike, ligjvënësi i ka përcaktuar në nenin 89 të Kodit Zgjedhor. Në fushatën e fundit zgjedhore, 50% e burimeve financiare janë donacione private. Nga gjashtëdhjetë e gjashtë parti që morën pjesë në zgjedhje njëzet e pesë kanë deklaruar donacione me një total prej 121 130 076 Lekë (përafërsisht 1 187 549 USD). Partia Demokratike ka siguruar 52.29% të totalit të dhurimeve private të fushatës pasuar nga Partia Socialiste e cila megjithëse parti fituese e procesit zgjedhor ka siguruar vetëm donacione në raportin 37.4% e totalit të dhurimeve zgjedhore.

Partia Fryma e Re Demokratike dhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet janë parti që kanë siguruar përkatësisht 3 dhe 2 % të totalit të donacioneve duke u renditur edhe më mirë se Lëvizja Socialiste për Integrim. LSI në këtë fushatë ka deklaruar zyrtarisht mbështetje me donacione private në nivel të ulët që përbën vetëm 1% të totalit Donacione të Fushatës.


Burimi:http://www2.cec.org.al/sq-al/Raportet-vjetore-financiare-t%C3%AB-partive-politike
Komente dhe Analiza ODA

Donacionet sipas kategorisë
.

Donacionet janë në para ose në natyre si shërbime dhe të mira materiale. Bazuar tek Kodi Zgjedhor, donatorët i ndajmë në donator të vlerave nën 100 mijë lekë afërsisht 1000 USD dhe donator të vlerave mbi 100 mijë lekë afërsisht 1000USD. Donatorët e vlerave nën 100 mijë lekë janë donator për të cilët partia mund të pranojë dhurim në kesh pa identifikim bankar të dhuruesit.


Burimi:http://www2.cec.org.al/sq-al/Raportet-vjetore-financiare-t%C3%AB-partive-politike
Komente dhe Analiza ODA

Ndërsa Donatorët për vlera mbi 100 mijë lek detyrimisht duhen deklaruar në regjistër të posaçëm që përditësohet sipas të dhënave të llogarisë bankare që subjekti vendos në dispozicion. Konkretisht 68.37% e donacioneve janë donacione të donatorëve për vlera mbi 100 mijë lekë, ndërsa 30.13% donatorë të paidentifikuar publikisht me vlera nën 100 mijë lekë. Gjithashtu partitë kanë deklaruar dhurime në natyre sende apo shërbime jo kundrejt pagesës në masën 1.5% e totalit të donacioneve ose me kundravlerë prej 1.81 milion lekë.

Komente dhe Analiza : Open Data Albania Kontribuoi: Olta Begu