Aleanca Kuq e Zi është një parti e cila ka garuar si subjekt elektoral në zgjedhjet e fundit për kuvend. Kjo parti ka siguruar për mbulim të aktivitetit elektoral një fond prej 1 743 448 lekë. Sipas raporteve kontabël të deklaruara partia ka shpenzuar 1 722 805 lekë duke shënuar një tepricë fondesh elektorale prej 20.6 mijë lekë apo 1.2 % të totalit.


Burimi:http://www2.cec.org.al/sq-al/Raportet-vjetore-financiare-t%C3%AB-partive-politike
Komente dhe Analiza ODA

Partia Aleanca Kuq e Zi ka përfituar të gjitha fondet nga kuotat e anëtarëve të saj, pra nga fondet e vetë subjektit duke mos deklaruar donacione zgjedhore.

Komente dhe Analiza : Open Data Albania Kontribuoi: Olta Begu