Open Data Albania ka kryer një hulumtim në lidhje me Shpenzimet të fushatave zgjedhore në mbajtura në vitet 2009 – 2013, duke i vendosur vlerat e deklaruara  në një pozitë krahasimore. Hulumtimi bazohet në të dhëna zyrtare të  raporteve të auditimit të ekspertëve kontabël.

Fushata që ka kushtuar më shumë është Fushata për Zgjedhjet në Kuvend e mbajtur në  2013-të. E dyta më e kushtueshme renditet fushata e vitit 2009 si fushatë për Zgjedhje të Qeverisjes Vendore, dhe më pak e kushtueshmja në këto tre fushata të krahasuara, është ajo e vitit 2011.

Konkretisht në Fushatën Zgjedhore të vitit 2013, janë kryer  15 940 966 Lekë më shumë shpenzime se sa në Fushatën Zgjedhore të vitit 2011 dhe 13 859 417 lekë më shumë se në Fushatën Zgjedhore të 2009. Në Zgjedhjet për Kuvend të mbajtura në 23 qershor 2013, subjektet kanë deklaruar më shumë shpenzime dhe një pjesë e tyre edhe në formën e debive apo tejkalimeve që janë shpenzime të palikujduara brenda afateve zyrtarë të parashikuara për veprime kontabël të fushatës zgjedhore.


Burimi:http://www2.cec.org.al/sq-al/Raportet-vjetore-financiare-t%C3%AB-partive-politike
http://www2.cec.org.al/sq-al/Raportet-vjetore-financiare-t%C3%AB-partive-politike

http://www2.cec.org.al/sq-al/Raportet-vjetore-financiare-t%C3%AB-partive-politike
Komente dhe Analiza: ODA   

Një kategori shumë e rëndësishme e Fondeve të subjekteve zgjedhore, janë Donacionet. Donacionet janë fonde jopublike të dhuruara për subjektet zgjedhore. Donacionet përbëhen shuma parash ose shërbime si të mira materiale jo kundrejt pagesës.

Sa u takon donacioneve Fushata Zgjedhore 2013-ta ka shënuar donacione në vlera më të larta. Në Fushatën Zgjedhore për Kuvend në 2013-ën u dhuruan 51 321 661 Lekë me shumë se në fushatën zgjedhore të 2011-ën.

Komente dhe Analiza: ODA   

Komente dhe Analiza : Open Data Albania Kontribuoi: Olta Begu