Open Data Albania ka përditësuar të dhënat mbi ecurinë e inflacionit në Shqipëri për një periudhë 25-vjeçare, nga 1988-2013.  Inflacioni është një tregues i ndryshimi të nivelit të përgjithshëm të çmimeve në një ekonomi. Inflacioni matet si ndryshimi i Indeksit të çmimeve të konsumit (IÇK), I cili mat ndryshimin e çmimit të një shporte artikujsh që përfaqëson ato mallra që konsumohen zakonisht nga një familje.

Inflacioni arriti në 1.9% në fund të vitit 2013 duke shënuar rënie kundrejt një viti më parë. Rënia e inflacionit ka ardhur si pasojë e krizës ekonomike në vend që ka ulur konsumin e mallrave dhe shërbimeve nga vendasit.

Viti 2013 ka regjistruar nga muaji në muaj norma të ulëta të inflacionit si pasojë e këtij konsumi të dobët. Në 25 vite Shqipëria ka kaluar të paktën në dy vite inflacion të lartë me nivel mbi njëqind përlind dhe që prej vitit 2007 qëndron në mënyrë konstante nën nivelin tre përqind.


Burimi:INSTAT
Komentet dhe analiza:ODA

Ecuria e inflacionit, 1986-2013, në %)


Burimi:INSTAT
Komentet dhe analiza:ODA

Open Data Albania ka analizuar gjithashtu edhe inflacionin sipas mallrave dhe shërbimeve. Grupet kryesore të këtyre të mirave dhe shërbimeve janë:Ushqime dhe pije joalkoolike; Pije alkoolike dhe duhan; Veshje dhe këpucë; Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji; Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtjeje; Shëndeti; Transporti dhe Komunikimi. Ecuria e ndryshimit të indeksit të çmimeve sipas grupmallrave paraqitet si më poshtë.   


Burimi:INSTAT
Komentet dhe analiza:ODA

Siç vihet re edhe nga të dhënat gjatë vitit 2013 konsumatorët kanë minimizuar konsum nga mallrat dhe shërbimet e luksit. Ndryshimet I indeksit të çmimeve në mobilim, shëndet, transport, komunikim  si dhe argëtim e kulturë kanë shënuar norma negative. Rënien më të madhe e ka shënuar Komunikimi, kryesisht si pasojë e rënies së vazhdueshme të tarifave të bisedave telefonike, sidomos ato celulare.