Open Data Albania ka përditësuar të dhënat mbi ecurinë e kredisë për bizneset sipas aktivitetit ekonomik. Në fund të vitit 2014, huaja për ekonominë arriti në 547 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej prej 6.8 miliardë lekë, apo 1.22%. Kredia për biznes ka ardhur vazhdimisht në rënie në kushtet kur bankat si pasojë e krizës ekonomike kanë forcuar kushtet për huadhënie.

Dega që ka rregistruar një rënie të madhe në kreditim është ndërtimi, si një nga sektorët që po vuan edhe më shumë krizën ekonomike të vendit.  Kredia për ndërtimin ra ndjeshëm në fund të vitit 2013 duke zbritur në 53.8 miliardë lekë në fund të muajit dhjetor 2013. Kundrejt një viti më parë kredia për sektorin e ndërtimin u tkurr me 15.2% duke shënuar kështu vitin e dytë radhazi  me rënie të kreditimit për këtë degë të rëndësishme të ekonomisë vendase. Kredia për ndërtimin ka rënë madje nën nivelin e vititn 2008, kohë kur kriza ekonomike nisi të reflektonte efektet negative në treg.  

Kredia per bizneset sipas aktivitetit ekonomik 2008-2013, ne mln leke)


Burimi:Banka e Shqiperise
Komentet dhe analiza: ODA   

Me rënien më të madhe rezulton kreditimi për pasurive të patundshme apo për qira për bizneset, duke konfirmuar kështu  mohimin e bankave por edhe rënien e kërkesës nga vetë sipërmarrësit për të blerë pasuri të patundshme për qëllime biznesi.    

Gjithsesi kjo hua zë një peshë shumë të vogël në totalin e kredisë për biznese. rënie kanë shënuar edhe kreditimi në degët e tregtisë, hotelerisë si dhe arsimit. Dega me një rritje të vazhdueshme në kreditimin bankar është bujqësia, e cila ka shënuar një zgjerim me 7% në vitin 2013 kundrejt një viti më parë.  Ky sektor që është dhe ndër të paktit në vend që ka vijuar të ketë rritje pozitive edhe gjatë këtyre viteve të krizës ekonomike. Megjithatë bujqësia zë ende një peshë minimale në totalin e kredisë bankare për bizneset, vetëm 2%.


Burimi:Banka e Shqiperise
Komentet dhe analiza: ODA