Open Data Albania po hulumton lidhur me buxhetin faktik të shpenzuar për shërbimin në burgjet e Republikës së Shqipërisë në harkun kohor 2012-2013. Në të përfshihen njëzet e dy burgje, ambiente paraburgimi e institute riedukimi, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve si dhe Spitali i Burgut në Tiranë. Ky buxhet ka të bëjë me vlerën e transaksioneve të bëra nga secili institucion për shpenzime lidhur me kosto ushqimore, paga, shërbime, transport, kosto sigurie etj. 

Artikull realizohet përmes Monitorimit të Transaksioneve të Thesarit , proces që mundësohet nga Platforma Spending Data Albania. Të gjitha transaksionet me vlerë, datë, përshkrim shpenzimi dhe përfitues janë të aksesueshme përmes aplikacionit Monitorim i Thesarit të Shtetit.


Burimi: spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA

Gjatë vitit 2012 buxheti faktik në total për gjithë burgjet e Republikës së Shqipërisë ka qenë  2,756,miliard lekë, ndërsa në vitin 2013 ky buxhet ishte vetëm  2,648 miliard lekë, pra rreth 4% më pak. Gjatë vitit 2012 dhe 2013 ishte Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që shpenzoi më shumë nga totali I shpenzimeve për sistemin e burgjeve.


Burimi: spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA

Gjatë  vitit 2013 peshën më të madhe të shpenzimeve buxhetore të sistemit të burgjeve e mbart Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me 24% ndaj totalit. Një pjesë të rëndësishme të buxhetit faktik kanë zënë dhe Burgu i Peqinit me 8% ndaj totalit si  dhe Burgu i Lezhës, ai i Fushë-Krujës dhe Burgu 313 i Tiranës me përkatësisht  6% ndaj totalit etj.
Kontribuoi: Griselda Rruci