Open Data Albania ka përditësuar të dhënat mbi kreditimin e ekonomisë dhe depozitat bankare gjatë periudhës 2002-2013. Në fund të muajit dhjetor 2013 kredia për ekonominë arriti në 547.9 miliardë lekë duke regjistruar edhe rënien e parë të huas bankare përgjatë 11 viteve të fundit. Kredia për ekonominë u zvogëluar me 1.22% me bazë vjetore në vitin 2013.



Burimi:Banka e Shqiperise
Përpunimi dhe komentet: ODA

Megjithëse që prej fillimit të krizës ekonomike në vitin 2008 ritmet e rritjes së kredisë pësuan rënie gjë që nuk ishte shënuar në asnjë nga vitet e pas liberalizimit të tregut tonë bankar. Shkak për këtë rënie është bërë shtrëngimi i kushteve nga ana e bankave për të dhënë kredi por edhe tkurrja e shumë bizneseve në një situatë të vështirë ekonomike kur investimet janë ulur ndjeshëm.

Nga përpunimi i të dhënave rezulton se rënia e kredisë përkon me ulje të kreditimit në valutë nga bankat, që në vitin 2013 është reduktuar me një normë prej 3% kundrejt vitit 2012.   


Burimi:Banka e Shqiperise
Përpunimi dhe komentet: ODA

Kredia në lekë me gjithë situatën e vështirë ekonomike ka vijuar të rritet duke regjistruar një zgjerim prej 2.3% ndaj vitit 2012. Kjo është pasojë e politikës së bankave, orientuar nga Banka e Shqipërisë, për të kredituar në monedhë vendase me qëllim shmangien e efekteve negative nga luhatjet e kursit të këmbimit. Gjithsesi kredia në valutë vijon të dominojë huadhënien e sistemit bankar shqiptar duke zënë 60% të saj.   

Nga ana tjetër depozitat bankare në fund të vitit 2013 arritën në 951 miliardë lekë duke regjistruar një rritje prej 2% kundrejt vitit 2012. Ashtu si edhe në rastin e kredive kriza ekonomike ka frenuar ritmet e rritjes së depozitave, por nuk ka ulur ‘dëshirën’ e shqiptarëve për të ruajtur kursimet e tyre, sidomos në kushtet e pasigurisë për të investuar.




Burimi:Banka e Shqiperise
Përpunimi dhe komentet: ODA



Burimi:Banka e Shqiperise
Përpunimi dhe komentet: ODA

Sistemi bankar shfaqet i mirëkapitalizuar në kushtet kur kreditë zënë rreth 58% të depozitave dhe kanë një diferencë prej mbi 403 miliardë lekë. Peshën më të madhe të depozitave e zënë ato në lekë, me 52% të totalit.