Open Data Albania ka realizuar një hulumtim mbi ecurinë e fitimeve të bankave që operojnë në Shqipëri. Raporti është detajuar mbi të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave, që mbledh të dhëna në bazë të raportimeve të vetë bankave, mbi fitimet, depozitat, kreditë, etj.  Raportimet në Shoqatës Shqiptare të Bankave janë sipas standardit financiar IFRS dhe mund të ndryshojë nga ato të Bankës Qendrore që analizon të dhënat e sistemit bankar sipas një tjetër standardi. Banka me rritjen më të madhe të fitimeve është Banka Kombëtare Tregtare, me një zgjerim prej rreth 700 milionë lekë.

Kjo bankë është ndër të paktat në sistem që po vijon të rritet shpejt edhe gjatë viteve të vështira të krizës ekonomike. E dyta renditet një tjetër bankë e madhe, Intesa San Paolo Bank. Kjo bankë i ka shtuar fitimet me 184 milionë lekë gjatë vitit 2013. Banka të tjera kanë shënuar fitime të të ulta se një vit më par. Tre nga bankat e nivelit të dytë kane bilanc negativ në deklarimin e fitimit vjetor.



Burimi:Shoqata Shqiptare e Bankave
Përpunimi dhe komentet: ODA


Burimi:Shoqata Shqiptare e Bankave
Përpunimi dhe komentet: ODA