Gjatë periudhës 2010-2013, vlera e investimeve të huaja direkte është më e lartë se vlera e remitancave. Open Data Albania ka përditësuar të dhënat e këtyre dy treguesve gjatë kësaj periudhe. Në vitin 2010 shënohet edhe diferenca më e lartë mes vlerës së remitancave si dërgesa të emigrantëve dhe vlerës së investimeve të huaja direkte. 

Në fund të vitit 2013, investimet e huaja direkte shënuan vlerën maksimale të 10 viteve të fundit, duke arritur në 923 milionë euro. Rritja shënon një kthesë pozitive për IHD pas rënies së vazhdueshme në vitet e fundit. Rritja e shpejtë e investimeve gjatë 2013 ka ardhur si pasojë e disa privatizimeve të realizuara në pjesën e parë të vitit, ku dominon blerja e dy hidrocentraleve nga kompania turke e përpunimit të hekurit “Kurum”. 

Fatura e këtij privatizimi shënonte 110 milionë euro.Gjatë periudhës 2010-2013, vlera e investimeve të huaja direkte është më e lartë se vlera e remitancave. Open Data Albania ka përditësuar të dhënat e këtyre dy treguesve gjatë kësaj periudhe. 

Në vitin 2010 shënohet edhe diferenca më e lartë mes vlerës së remitancave si dërgesa të emigrantëve dhe vlerës së investimeve të huaja direkte. Në fund të vitit 2013, investimet e huaja direkte shënuan vlerën maksimale të 10 viteve të fundit, duke arritur në 923 milionë euro. Rritja shënon një kthesë pozitive për IHD pas rënies së vazhdueshme në vitet e fundit. 

Rritja e shpejtë e investimeve gjatë 2013 ka ardhur si pasojë e disa privatizimeve të realizuara në pjesën e parë të vitit, ku dominon blerja e dy hidrocentraleve nga kompania turke e përpunimit të hekurit “Kurum”. Fatura e këtij privatizimi shënonte 110 milionë euro.