Në një studim të prezantuar të enjten në Prishtinë nga organizata ODA (Open Data Albania) është bërë vlerësimi i dërgesave të emigranteve nga Kosova dhe Shqipëria për në vetëlindje. Vlerësimi përfshin periudhën nga 2008 deri në 2013, përgjithësisht sipas kësaj ka dal që diaspora kosovare dërgon disa miliona euro me shumë për në vetëlindje se sa ajo e Shqipërisë, ndonëse numerikisht Shqipëria numëron rreth 2 milionë banorë më shumë se Kosova.
 
 
 Diaspora kosovare ia ka kaluar asaj të Shqipërisë për sa i takon shumes kesh që dërgojnë në vendlindje nga ana e shteteve ku ata punojnë dhe banojnë. Se paku kështu thotë një studim i prezantuar të enjten nga organizata ODA (Open Data Albania). Ky studim ka përfshirën periudhën nga viti 2008 deri në 2013 dhe të dhënat janë bazuar në raporte zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Mostra e prezantuar për vitin 2013 tregon se shtetasit kosovar emigrantë kanë dërguar drejt vendit të tyre 621 milionë euro, ndërsa shtetasit shqiptar vetëm 497 milionë euro. Open Data Albania hulumton re se shteti nga i cili emigrantët kanë dërguar më shumë para drejt Kosovës gjatë këtyre viteve është Gjermania. Në vitet 2008-2013 nga ky shtet janë dërguar mesatarisht në vit 210 milionë euro nga emigrantët kosovarë. Vend të dytë zë diaspora kosovare në Zvicër me 147.4 milion euro. Ndryshe nga Kosova ku peshën kryesore të remitancave e mbartin Gjermania e Zvicra, në Shqipëri remitancat më të larta shënohen me Greqinë e Italinë.

Nëse në vitin 2011 janë dërguar nga Gjermania drejt Kosovës 194 milionë euro, nga ky shtet drejt Shqipërisë në po këtë vit janë dërguar vetëm 8 milionë euro. Republika e Shqipërisë ka numër më të lartë të popullsisë kundrejt Kosovës. Dy shtetet ballkanike nuk kanë statistika të qarta mbi numrin e emigrantëve të tyre dhe për rrjedhojë nuk mund të krahasojmë në numër diasporën e vendeve përkatëse.