Deri në fund të vitit, numri i punonjësve të administratës do të ulet me 400 punonjës. Në buxhetin e vitit 2014, numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë është 86 500, ndërkohë që në draftin e paraqitur nga qeveria numri bie në 86 100 punonjës. 
“Numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë është 86 100 punonjës. Numri maksimal i punonjësve për çdo ministri dhe institucion qendror, i dhënë në tabelën 2, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij, detajohet nga ministritë dhe institucionet qendrore në përputhje me strukturat e miratuara për çdo institucion varësie. 
Këshilli i Ministrave mund të rialokojë numrin e punonjësve ndë-rmjet institucioneve të përmendura në tabelën 2, në rastin e ristrukturimit të institucioneve ekzistuese apo krijimit të institucioneve të reja”, thekson drafti i Këshillit të Ministrave.