Open Data Albania po hulumton mbi tregues të importit të grurit dhe përzierje grurë-thekër (meslin) në vitet 2001-2013. Ndër vite importi i grurit dhe përzierjes grurë-thekër ka pësuar ulje dhe ngritje të vazhdueshme, si në sasi ashtu edhe në vlerë. Në vitin 2004 është importuar sasia më e madhe e grurit dhe përzierjes grurë-thekër prej 354 617 ton. Vlera më e lartë në lek për importin të grurit dhe përzierjes grurë thekër është realizuar në vitin 2011.


Burimi: International Trade Centre  
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në harkun kohor 2001-2013, vendi ynë ka importuar grurë dhe përzierje grurë-thekër nga vende të ndryshme të botës, që nga Amerika Latine e deri në vendet e Lindjes së Mesme. Rusia; Serbia; Bullgaria dhe Franca renditen në vendet nga të cilat kemi blerë vazhdimisht përgjatë viteve grurë dhe përzierje grurë-thekër.

Po ashtu, peshë të rëndësishme në importin e grurit dhe përzierjes grurë-thekër zënë Hungaria, Ukraina dhe Kroacia, Greqia dhe Italia. Vendi ynë ka blerë grurë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Argjentina, Brazili, Paraguai, Moldavia, Turqia por në periudha të shkurtra kohore. Në vitin 2013, rreth 68.5 % e sasisë për këtë grup malli vjen nga Rusia; 11.46% nga Serbia e më pas me radhë vende të tjera.

Pesha e sasisë së importeve të grurit dhe përzierjes grurë-thekër ndaj totalit sipas vendeve 2001-2013



Burimi: International Trade Centre  
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Çmimi mesatar vjetor i blerjes së grurit dhe përzierjes grurë-thekër nga importi deri në vitin 2006  varionte në kufijtë 15 000-17 000 Lek/Ton. Në vitin 2007 çmimi i blerjes së grurit dhe përzierjes grurë-thekër u shtrenjtua, duke kaluar në nivele mbi 20 000 Lek/Ton. Ky shtrenjtim vazhdoi edhe në vitet në vijim, duke arritur në vitin 2011 çmimin mesatar më të lartë të blerjes së grurit dhe përzierjes grurë-thekër, ku një ton u ble për 35 290 Lek (350 $).


Burimi: International Trade Centre  
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Rusia është vendi me sasinë më të lartë të importuar sikurse edhe çmimin më konkurrues kundrejt vendeve të tjera. Edhe Kroacia është një vend me import me çmim të ulët kundrejt mesatares së vendeve të tjera.

Importi i grurit dhe përzierjes grurë-thekër sipas vendeve të blerjes për vitin 2013


Burimi: International Trade Centre  
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: International Trade Centre  
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në vitin 2013, u importuan 254 228 ton grurë dhe përzierje grurë-thekër, me një çmim mesatar vjetor blerje 33620 Lek/Ton (320 $/Ton). Vendet kryesore nga të cilat u ble gruri dhe përzierja grurë-thekër ishin Bosnje Hercegovina; Bullgaria; Kroacia; Franca; Greqia; Hungaria; Italia; Kazakistani; Rumania; Rusia dhe Serbia. Këtë vit mungonin importet nga Ukraina, e cila ka qenë një furnizuese e rregullt e vendit tonë. Rusia dhe Kroacia janë vendet me çmim më konkurrues kundrejt mesatares së çmimit.


Burimi: International Trade Centre  
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Importi i grurit dhe përzierjes grurë-thekër sipas vendeve të blerjes për vitin 2013


Burimi: International Trade Centre  
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shqipëria importon në mënyrë konstante drithëra dhe kryesisht grurë duke shënuar konsum të lartë nga importi.

Kontribuoi: Ina Baja