Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me Investimet e Huaja Direkte në Kosovë sipas shtetit të origjinës. Analiza fokusohet në të dhëna të periudhës 2007-2013. Investimet e huaja direkte janë një burim shumë i rëndësishëm i flukseve të kapitalit dhe zhvillimit të ekonomisë.

Gjatë vitit 2013 shteti nga ku e kanë origjinën pjesa më e madhe e Investimeve të Huaja Direkte në Kosovë është Turqia me 82.8 milion euro ose 28% të totalit.

Shtete të tjera me peshë sa i takon Investimeve të Huaja Direkte janë Zvicra (14%), Gjermania dhe Shqipëria (7%) etj. Interesante paraqiten Greqia e Hollanda vlera e Investimeve të Huaja Direkte e të cilave për vitin 2013 paraqitet negative, çfarë tregon që në vitin 2013 janë investitor që më parë kanë pasur investime në Kosovë që kanë transferuar investime drejt këtyre vendeve.


Burimi: Banka Qendrore e Kosovës
Komentet dhe analiza: ODA

Ndër vite situata e Investimeve të Huaja Direkte sipas shtetit nga e kanë origjinën ndryshon. Në vitin 2007 dhe 2011 pjesa më e madhe e IHD-ve e kanë origjinën nga Britania e Madhe me një vlerë prej 116.16 dhe 80.1 milionë euro. Në vitin 2008 IHD-të më së shumti vijnë nga Austria me një vlerë prej 51.3 milionë euro.

Gjermania është shteti nga e kanë origjinën shumica e Investimeve të Huaja Direkte për vitet 2009 dhe 2010. Gjatë këtyre viteve ky shtet ka investuar në Kosovë përkatësisht 75.15 dhe 91.54 milionë euro. Për dy vitet e fundit nën analizë  2012-2013, Open Data Albnia hulumton se është Turqia e cila ka investuar më shumë në shtetin kosovar. Në vitin 2012 Investimet e Huaja Direkte nga ky vend shënonin vlerën e 65.55 milionë eurove dhe një vit më vonë 82.73 milionë euro.

Investimet e Huaja Direkte ne Kosove sipas shtetit te origjinës 2007-2013



Burimi: Banka Qendrore e Kosovës
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: Banka Qendrore e Kosovës
Komentet dhe analiza: ODA

Më 31 Mars 2014 gjendja e IHD-ve në Kosovë paraqitet: me vendet e Bashkimit Europian janë kryer 962.83 milionë euro Investime Hyrëse të Drejtpërdrejta dhe 53.81 milionë euro Investime të Drejtpërdrejta Dalëse; me shtetet e tjera Europiane janë kryer 534.32 milionë euro IHD Hyrëse dhe 75.4 Investime Dalëse- dhe me shtetet e tjera Joeuropiane janë kryer 111.31 milionë euro IHD Hyrëse dhe 11.41 IHD Dalëse.

Investimet e Huaja Direkte ne Kosove sipas shtetit te origjinës gjendja me 31 Mars 2014

Vlera ne milionë euro


Burimi: Banka Qendrore e Kosovës
Komentet dhe analiza: ODA

Në total më 31 Mars 2014 gjendja e Investimeve të Huaja Direket shënon 2.8 miliardë euro Investime Hyrëse dhe 141 milionë euro Investime Dalëse.

Kontribuoi: Griselda Rruci