Qeveria vendosi të godasë 90 % të familjeve shqiptare, të cilat harxhojnë nën 300 kw/orë energji elektrike. Kur kërkohet të merren taksa nga të varfrit dhe ata që respektojnë ligjin, korrjet janë veç revolta e evazion. Me Ramën po na garantohet një dimër pa drita dhe me një varfëri që s’ishte parë qysh në dimrin e lëvizjes demokratike të 1990-s
Gënjeshtra e Edi Ramës për mosrritjen e çmimit të dritave doli në shesh. “Çmimi energjisë elektrike nuk do të rritet për fashën e mbrojtur dhe shtresat në nevojë”, pati thënë, Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë emisionit “Opinion” të datës 17 shtator. 
Mirëpo ministri i Financave Shkëlqim Cani nga Amerika pranoi se tarifa e re për konsumin e energjisë elektrike do të vendoset si një çmim mesatar pa dhënë më shumë detaje për metodikën që do përdoret për përllogaritjen e çmimit të ri, por duke konfirmuar se me FMN-në është rënë dakord që të hiqet fasha prej 300 kV/orësh. Kjo është dhe fasha mbrojtësve e familjeve në nevojë dhe të varfëra që duke kursye paguanin një tarifë më të vogël. Mirëpo varfëria do të rritet me këtë vendim të Edi Ramës. Nëse u referohemi tarifave aktuale, çmimi mesatar mes dy fashave, asaj 7.7 lekë për konsumin nën 300 kV/orë energji në muaj dhe asaj 13.5 lekë për konsumin mbi 300 kV/orë do të ishte 10.6 lekë për kV/orë energji. 
Nëse do të operohej me këtë çmim mesatar atëherë nga rritja e tarifës do të prekeshin shumica e familjeve shqiptare që konsumojnë më pak se 300 kV/orë në muaj.  Bazuar në raportin vjetor të Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2013, rreth 80 % e të gjithë konsumatorëve familjarë i përkasin bllokut të konsumit deri 300kVh/muaj. Nëse me çmimin aktual këto familje paguajnë 7.7 lekë për kV/orë, me çmimin mesatar prej 10.6 lekësh për kV/orë, fatura mujore do të rritej me të paktën 1 mijë lekë të reja në muaj për çdo familje. Ndërkaq sipas të dhënave te Institutit Europian të Statistikave, të krahasuara nga Open Data Albania, vitin e kaluar, një familje shqiptare pagoi mesatarisht 0.116 euro për kilovatorë, duke u renditur vetëm pas Rumanisë, e cila ka një çmim prej 0.132 euro për kilovatorë. 
Sipas këtyre të dhënave, Maqedonia, Bosnja dhe Bullgaria kanë çmimet më të ulëta të energjisë. Prodhimi i energjisë në vend vjen tërësisht nga burimet ujore. Kjo formë siguron prodhimin më të lirë të energjisë elektrike, por vlera e saj rritet artificialisht rrugës, si nga rrjeti i amortizuar i shpërndarjes edhe administrimi jo efektiv në mbjedhjen e të faturave. Gjithashtu, ekspertët e ekonomisë kanë kundërshtuar rritjen e çmimit te energjisë duke theksuar se ka mjaft pune per të bërë në rritjen e arkëtimeve dhe përmirësimin e sistemit. Sipas tyre, një rritje e mundshme e çmimit do të reflektohet ne shtrenjtimin e të gjithë produkteve, e rrjedhimisht në varfërim të shqiptarëve. Rritja e çmimit të energjisë elektrike shihet me shqetësim nga ekspertë, për efektet që kjo do të sjellë tek konsumatorët. Ekonomistët vlerësojnë se rritja e çmimit të energjisë do të shtrenjtojë edhe produktet e tjera, e rrjedhimisht do të ulë mundësitë për konsum.
Biznesi kërkesë qeverisë: Mos rrisni energjinë, formalizoni ekonominë/Biznesi shqiptar bën apel që të mos rritet çmimi i energjisë elektrike pasi kjo do t’i penalizonte duke ndikuar në rritjen e kostove të prodhimit. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka kërkon që të punohet në rritjen e arkëtimit të parave dhe në formalizimin e këtij sektori në mënyrë që të mos penalizohen të ndershmit. 
“Nëse do të përballemi me një tarifë të rritur të energjisë elektrike do të thotë se do të kemi një rritje të kostos për sipërmarrjen, por njëkohësisht nuk do të këmi asnjë përfitim përveçse penalizimin e pjesës së ndershme që janë present në pagesat e energjisë elektrike dhe njëkohësisht stimulimin e asaj pjese që është informale, që është në mospagesën e faturave të energjisë elektrike dhe që nuk janë më të varfërit që nuk paguajnë por janë ata që abuzojnë me energjinë elektrike” thotë ai. Ndërkohë përsa I përket paketës fiskale kreu I Dhomës së tregtisë dhe Industrisë kërkon që të formalizohet ekonomia si një prej problemeve më të prekshme. 
Sesi mund të formalizohet ekonomia dhe të rriten të ardhurat nga sistemi fiskal, duke qenë të drejtë në pagesën ndaj detyrimeve të buxhetit të shtetit, dhe ne jo vetëm që nuk e shohim si një rrugë të drejtë rritjen e tarifave fiskale apo të tatimeve apo taksave të ndryshme. Ndërsa përsa i përket rritjes së çmimit të energjisë elektrike, edhe pse nuk ka një vendim konkret nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike, ministri Shkëlqim Cani pranoi se do të ketë ndryshim të tarifave.