Thuhet se në Shqipëri nuk ka shoqëri civile të mirëorganizuar, por të dhënat e publikuara nga Instat dhe Open Data, tregojnë të kundërtën. 
Vetëm vitin e kaluar, pra në 2014, sipas statistikave, janë shtuar 268 organizata të reja Joqeveritare. Sipas ODA, duhet që gjykatat të japin të drejtën e themelimit të Shoqatave Joqeveritare. Por në gjykata nuk ka një statistikë të qartë, dhe ato që janë në këtë grafik, janë shoqata që kanë një NIPT aktiv nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Kështu sipas të dhënave, në vitin 2014 janë të regjistruara në Shqipëri 2378 organizata joqeveritare.
Duke pasur kaq shumë shoqata, në një vend me popullsi 3 milionë banorë, dhe duke parë ritmin se vitin e kaluar janë shtuar 268 shoqata, pyetja lind vetiu: Si mbijetojnë këto OJQ? Sa prej tyre janë active dhe kryejnë ndonjë funksion? Sa prej tyre s’janë aktive por mobilizohen vetëm në rast fushatash zgjedhore? Me çfarë parash mbijetojnë gjithë këto organizata joqeveritare dhe cili ka qenë aksioni i tyre më i dukshëm?
Duket se OJQ-të në Shqipëri nuk kanë kredibilitet. Dhe këtë e tregoi edhe vizita e Merkel në Tiranë. Sepse në Serbi, zonja Merkel pati mëngjes pune me shoqërinë civile. Në Shqipëri, as nuk pyeti për të.