Sipas hulumtimit të Open Data Albania, vendi ynë ka reflektuar një çmim edhe më të lartë se mesatarja e zonës për shitje me pakicë gjatë vitit 2014, duke bërë që vlera e tregtimit për Shqipërinë të shënojë plot 1.71 dollarë për litër. E gjitha kjo sipas Open Data Albania vjen në një kohë, kur grupi gjeografik me çmimin më të ulët të naftës është ai i Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, ku nafta në vitin 2014 ka një çmim prej 0.66 dollarë amerikan për litër 
Tregu i naftës në Shqipëri ka reflektuar një situatë aq të ndërlikuar saqë tarifat aktuale me të cilin po tregtohet nafta, konsiderohet më e larta e 17 viteve të fundit. Në një raport të përgatitur së fundi nga Open Data Albania për për çmimin e naftës, ODA konstaton se çmimi i naftës në Shqipëri është më shumë se katërvishuar që nga viti 1998. Goditjen më të madhi këtij produkti sipas ODA-s po ja japin taksat që rëndojnë mbi të në këto dy vite qeverisjeje. Sipas hulumtimit të ODA, vendi ynë ka reflektuar një çmim edhe më të lartë se mesatarja e zonës për shitje me pakicë gjatë vitit 2014, duke bërë që vlera e tregtimit për Shqipërinë të shënojë plot 1.71 dollarë për litër. E gjitha kjo sipas ODA-s vjen në një kohë, kur grupi gjeografik me çmimin më të ulët të naftës është ai i Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, ku nafta në vitin 2014 ka një çmim prej 0.66 dollarë amerikan për litër. Ky  çmim gati 2.5 herë më i ulët vjen si pasojë e rezervave të naftës që gjenden në këto zona, duke e bërë këtë vend prodhues të këtij hidrokarburi. Ndërkohë, ODA raporton një ulje qesharake të çmimit të naftës në këto dy vjet në raport me tregjet ndërkombëtare, kur nafta është ulur si kurrë më parë. 
Pra, gjatë dy viteve të fundit çmimi i naftës sipas Open Data Albania, në Republikën e Shqipërisë është ulur me vetëm 0.08 dollarë amerikan për litër, ndërkohë që në vendet e tjera veç Rumanisë dhe Sllovenisë, ndryshimi është më i theksuar. Kjo rënie e vogël vjen si pasojë e rritjes së taksave që rëndojnë mbi tregtimin e hidrokarbureve me pakicë. Nëse çmimi ka pësuar ulje në vlerësim sipas dollarit amerikan, ky çmim në dy vite ka shënuar rritje në vlerësimin sipas monedhës vendase. Duke ju kthyer analizës në monedhën tonë kombëtare shohim, që vitin 2014 nafta është tregtuar me 3.6 lekë/litër më shumë se në vitin 2012. Shqipëria renditet në listën e vendeve me çmimin më të lartë në Europë për naftën me pakicë, duke qëndruar në listë fare pranë vendeve evropiane me nivel të lartë jetese. Në periudhën 1998–2014, në gjithë rruzullin tokësor çmimi i naftës ?sht? rritur mesatarisht me vetëm 0.1 dollar amerikan për litër çdo dy vjet. Në vendin tonë, nafta vlerësohej me 0.43 dollarë amerikan për litër në vitin 1998, pra rreth katër herë më pak se në vitin 2014, ku çmimi i naftës shënon 1.71 dollarë amerikan për litër. Grupi Vende të Europës dhe Azisë Qendrore, grup ku bën pjesë edhe vendi ynë, në vitin 2014 e tregton naftën me çmim mesatar 1.6 dollarë amerikan për litër, duke rezultuar dhe si grupi gjeografik me çmimin më të lartë të këtij hidrokarburi.
PD kundër taksës 10 euro për Rrugën e Kombit 
Ndërsa, qeveria ka lajmëruar se më datën 15 tetor do të përzgjidhet fituesi për koncesionin e rrugës së Kombit, ku pagesa për çdo automjet do të jetë 10 euro me TVSH, Partia Demokratike do të bëjë gati kërkesën e saj për t’i kërkuar qeverisë heqjen e taksës së qarkullimit. Teksa afati për pagesën po afron, nuk është vetëm opozita që ja përsërit këtë kërkesë qeverisë shqiptare, por janë edhe grosistët e karburanteve, të cilët kanë kujtuar se qeveria me dhënien e Rrugës së Kombit me koncesion duhet të çlirojë naftën nga taksa e qarkullimit.
Marrja tek nafta e këtij tatimi shihet më e logjikshme për Kryeministrin Rama, pasi ai që qarkullon më shumë, harxhon më shumë naftë e për pasojë paguan më shumë taksa. Por Luigj Aliaj, i Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, pohon se nëse një pjesë e rrugëve jepen me koncesion, për të cilat aktualisht qeveria shpenzon vlera të mëdha monetare, duhet të lehtësojë naftën nga taksimi. Aktualisht, taksa e qarkullimit mbi naftën është 27 lekë për litër. Fillimisht taksa e qarkullimit ishte 5 lekë për litër, por më vonë kjo taksë u rrit dy herë nga qeveria Rama, duke e çuar atë në 27 lekë për një litër naftë. Kjo ngarkesë fiskale është bërë shkaku kryesor se pse Shqipëria mban nivelet më të larta të karburanteve në rajon. 
“Nëse qeveria në tetor jep me koncesion rrugën e Kombit, kundrejt tarifës 5 euro pa TVSH, detyrimisht duhet që nga 1 janari 2016 të ulet taksa e qarkullimit tek nafta”, tha Aliaj. Faza e parë e tenderit për koncesionin e rrugës së Kombit ka përfunduar. Janë katër kompani në garë dhe më 15 tetor do të shpallet fituesi i menaxhimit dhe ndërtimit të përfundimit të rrugës së Kombit, ka pohuar Haxhinasto. Llogaritja është bërë 5 euro për të kaluar rrugën, përfshirë edhe TVSH, që është më e ulët sesa mesatarja rajonale për tarifa të ngjashme. Elementi dallues në këtë garë do të jetë kompania që do të ofrojë kërkesën për subvencion më të ulët nga ana e shtetit, pra që angazhimi i shtetit të jetë më i vogël. Katër kompanitë që marrin pjesë janë të huaja, por që janë të lidhura edhe me nënkontraktorë shqiptarë. Kompania fituese parashikohet të investojë 38-43 milionë dollarë për përfundimin e plotë të rrugës. 
Forca e punës në Shqipëri në rënie, ndër më të ultat në Europë
Tregu i punës në Shqipëri në sektorët jobujqësore është 48% në informalitet. Shifrat alarmante për të punësuarit e padeklaruar i ka dhënë Banka Botërore në një studim të posaçëm të publikuar kohët e fundit për tregun e Punës në Shqipëri
Pjesëmarrja në fuqinë punëtore në Shqipëri është e ulët në krahasim me rajonin. Në studimin më të fundit të Bankës Botërore mbi tregun e Punës në Shqipëri referohet se, shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës është e ulët në të gjithë Ballkanin Perëndimor, ku Bosnja paraqitet me nivelin më të ulët 54%, ndërsa shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës në Shqipëri është 62%, ndërsa në vendet e zhvilluara ky tregues është mbi 75%-90%. Të dhënat i referohen vitit 2013. Raporti thekson gjithsesi, se në raport me vendet fqinje, Shqipëria paraqitet më mirë.
Në pjesëmarrjen në fuqinë punëtore shihen pabarazi të mëdha në Shqipëri, ku pjesëmarrja më e ulët është në mesin e femrave. Hendeku në pjesëmarrjen e fuqisë punëtore ekziston mes meshkujve dhe femrave në moshë pune. Ndërsa 51 për qind e grave marrin pjesë në forcën e punës, për meshkujt ky tregues është 72%. Studimi vëren se rreth 68 për qind e grave të reja janë joaktive në forcat e punës. Nga të dhënat e fundit të INSTAT, papunësia në Shqipëri është 17.3 % e forcës së punës në tremujorin e dytë të 2015. Por, nëse flukset emigrimit do të ishin më të ulëta dhe pjesëmarrja në forcën e punës do të ishte në nivelet e Europës, papunësia ndër shqiptare do të ishte alarmante në kushtet në të cilat po zhvillohet ekonomia aktualisht. Kriza ekonomike globale dhe ngadalësimi i vazhdueshëm i ritmeve të rritjes ekonomike që pasoi dha pasoja negative në tregun shqiptar të punës. Pjesëmarrja në fuqinë punëtore ra me më shumë se 3 pikë në mes 2007 dhe 2008. Shoku që dha kriza ishte më e ashpër ishte mbi të rinjtë, me një rënie prej rreth 6 pikë përqindje gjatë krizës (2007-2010). Të dhënat për vitet e fundit, tregojnë se pjesëmarrja e fuqisë punëtore ka vazhduar në rënie në vitin 2012 dhe 2013, me disa shenja të rimëkëmbjes në vitin 2014.
Tregu i punës, 48% në të zezë
Tregu i punës në Shqipëri në sektorët jobujqësore është 48% në informalitet. Shifrat alarmante për të punësuarit e padeklaruar i ka dhënë Banka Botërore në një studim të posaçëm të publikuar kohët e fundit për tregun e Punës në Shqipëri. Raporti e “Sfidat e tregut të punës në Shqiperi, i publikuar në maj 2015, ka të dhënat nga viti 2011 deri në 2013 dhe 2014. Raporti i Bankës Botërore vëren se cilësia e punësimit është e ulët dhe se informaliteti është mjaft i përhapur. Banka referon se, vlerësimet e anketës së fuqisë punëtore sugjerojnë se, afër gjysma e punësimit total jashtë bujqësisë korrespondon me punësimin informal, dhe pothuajse tre të katërtat e punës në ndërtim është informale. Banka Botërore vëren se, niveli arsimor i punëtorëve jashtë bujqësisë është gjithashtu i ulët, veçanërisht në disa sektorë. Sektori i ndërtimit thith shumë punëtorë të pakualifikuar, ku më shumë se gjysma e vendeve të punës të ndërtimit janë të zëna nga punonjës me arsim fillor. Në të kundërt të ndërtimit, sektori i shërbimeve ka shumicën e punonjësve të kualifikuar. Rreth 82 për qind e punonjësve në shërbime janë me arsim të lartë. Studimi i Bankës Botërore vlerëson se, në sektorin e ndërtimit 70% e të punësuarve nuk deklarohen, në sektorin e shërbimeve madhësia e informalitetit është 35% dhe në sektorin e industrisë është 48%, sipas të dhënave të përpunuara nga Census (LFS) 2011. Edhe të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave konfirmojnë se, të ardhurat nga sigurimet kanë mbetur në nivelin e 4% të PBB-së, sa gjysma e mesatares së rajonit.