Tregu i naftës në Shqipëri ka reflektuar një situatë aq të ndërlikuar saqë tarifat aktuale me të cilin po tregtohet nafta, konsiderohet më e larta e 17 viteve të fundit.
Në një raport të përgatitur së fundi nga Open Data Albania për për çmimin e naftës, ODA konstaton se çmimi i naftës në Shqipëri është më shumë se katërvishuar që nga viti 1998. Goditjen më të madhi këtij produkti sipas ODA-s po ja japin taksat që rëndojnë mbi të në këto dy vite qeverisjeje. Sipas hulumtimit të ODA, vendi ynë ka reflektuar një çmim edhe më të lartë se mesatarja e zonës për shitje me pakicë gjatë vitit 2014, duke bërë që vlera e tregtimit për Shqipërinë të shënojë plot 1.71 dollarë për litër. E gjitha kjo sipas ODA-s vjen në një kohë, kur grupi gjeografik me çmimin më të ulët të naftës është ai i Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, ku nafta në vitin 2014 ka një çmim prej 0.66 dollarë amerikan për litër. Ky  çmim gati 2.5 herë më i ulët vjen si pasojë e rezervave të naftës që gjenden në këto zona, duke e bërë këtë vend prodhues të këtij hidrokarburi. 
Ndërkohë, ODA raporton një ulje qesharake të çmimit të naftës në këto dy vjet në raport me tregjet ndërkombëtare, kur nafta është ulur si kurrë më parë. Pra, gjatë dy viteve të fundit çmimi i naftës sipas Open Data Albania, në Republikën e Shqipërisë është ulur me vetëm 0.08 dollarë amerikan për litër, ndërkohë që në vendet e tjera veç Rumanisë dhe Sllovenisë, ndryshimi është më i theksuar. Kjo rënie e vogël vjen si pasojë e rritjes së taksave që rëndojnë mbi tregtimin e hidrokarbureve me pakicë. Nëse çmimi ka pësuar ulje në vlerësim sipas dollarit amerikan, ky çmim në dy vite ka shënuar rritje në vlerësimin sipas monedhës vendase. Duke ju kthyer analizës në monedhën tonë kombëtare shohim, që vitin 2014 nafta është tregtuar me 3.6 lekë/litër më shumë se në vitin 2012. Shqipëria renditet në listën e vendeve me çmimin më të lartë në Europë për naftën me pakicë, duke qëndruar në listë fare pranë vendeve evropiane me nivel të lartë jetese. 
Në periudhën 1998–2014, në gjithë rruzullin tokësor çmimi i naftës ?sht? rritur mesatarisht me vetëm 0.1 dollar amerikan për litër çdo dy vjet. Në vendin tonë, nafta vlerësohej me 0.43 dollarë amerikan për litër në vitin 1998, pra rreth katër herë më pak se në vitin 2014, ku çmimi i naftës shënon 1.71 dollarë amerikan për litër. Grupi Vende të Europës dhe Azisë Qendrore, grup ku bën pjesë edhe vendi ynë, në vitin 2014 e tregton naftën me çmim mesatar 1.6 dollarë amerikan për litër, duke rezultuar dhe si grupi gjeografik me çmimin më të lartë të këtij hidrokarburi.