Open Data Albania po hulumton mbi tregues të procesit të prokurimeve publike në ato bashki ku  kryetarët janë rimandatuar në Zgjedhjet për Pushtet Vendor të 21 Qershorit 2015. Në bashkinë Kamëz është rizgjedhur për një mandat të tretë zoti Xhelal Mziu. Hulumtimi ka si objekt prokurime publike të shpallura në dymbëdhjetë muajt e vitit 2014.

Treguesit përmbajnë informacion mbi numrin e procedurave të prokurimeve, strukturën sipas llojit të procedurës, vlera të tenderuar dhe shpërndarjes sipas klientëve. Një vend i veçantë në analizë i është kushtuar konkurueshmërisë  duke kategorizuar tenderimet në katër nivele: me operator të vetëm si mungesë konkurueshmërie, me dy deri tre operator, me katër deri dhjetë operator apo më se shumë dhjetë operator (konkurueshmëri e lartë).

Gjatë vitit 2014 Bashkia Kamëz ka shpallur 24 procedura prokurimi. Ku 1 prej tyre ështe prokurim me procedurë të hapur; 12 përkojnë me kërkesa për propozim; ndërsa 11 janë raste të prokurimit  me negocim të drejtpërdrejt me një vlerë prej 19.1  milion lekë. Një rast i procedurave me negocim është edhe një shtesë kontrate për prokurimin Blerje Karburant.


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA

Prej 24 procedurave të shpallura, 18 janë finalizuar me shpallje fituesi dhe nënshkrimin e një kontrate. Për 1  nga 18 rastet e finalizuara fituesi dhe lidhja e kontratës janë shpallur në vitin pasardhës 2015. Në 6 raste është anuluar procedura e prokurimit për arsye që lidhen me problematika në dokumentacionin e paraqitur.


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA

Gjashtë procedurat e anuluara kanë pasur në total një fond limit prej 11.7 milion lekë. Ndërkohë për 18 procedurat e finalizuar me nënshkrim kontrate fondi limit ndryshon me fondin e ofertuar në vlerën 4.39 milion lek ose 9% e fondit limt të shpallur për këto 18 procedura.


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA

Vetëm në rastet e procedurave me negocim të drejtëpërdrejt fondi limit në shpallje është identik me fondin e paraqitur  nga operatori fitues. Fondi Limit është vlera e shpalljes së prokurimit. Vlera e kontratës së lidhur nuk duhet ta tejkalojë Fondin Limit të shpallur.

Në fondit e kontraktuar prej 45.42  milion lekë, janë 7 raste me vlerë 24 milion lekë të shpenzuara për Blerje Mallrash. Në 3 raste janë për Shërbime Publike dhe në 8 procedura objekt prokurimi janë veprat publike me rikonstruksion apo ndërtime. Peshën më të madhe në fondin e kontraktuar e zë Blerja e Mallrave me 53 % të vlerës totale.


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA

Vlera të Prokuruara sipas Kategorisë së Shpenzimit Mallra Shërbime dhe Vepra Publike, Bashkia Kamëz 2014.


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA


Nëse do të vlerësonim sipas konkurueshmërisë, bëjmë një kategorizim sipas numrit të operatorëve që marrin pjesë në garë. Konsiderohen si procedura me konkurueshmëri të munguar ato procedura, në të cilat paraqitet vetëm një ofertues. Po kështu pa konkurueshmëri do të konsiderohen edhe rastet e negocimit të drejtpërdrejt, të cilat zënë rreth 42% të vlerës së kontraktuar.

28% e Vlerës së Kontraktuar është tenderuar me mungesë konkurueshmërie apo me konkurrent të vetëm, ndërsa 24% e fondit të kontraktuar ose 4 tendera nga kjo Bashki, karakterizohen nga një nivel i lartë konkurueshmërie, me pjesëmarrje nga 4 deri në 10 operator konkurrent.

Konkurueshmëria në Prokurime Publike, Bashkia Kamëz 2014



Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA

Për 18 procedurat e prokuruara kemi 14 fitues. Në 3 raste kemi subjekte ose bashkim subjektesh të shpallur fitues në dy apo më shumë tender. Në renditje kryeson kompania Shpresa-Al SHPK, e cila në tre raste ka fituar tender e vetme me vlerë totale 12.3 milion lekë. Ndërsa në një rast ka aplikuar dhe ka fituar në bashkëpunim me kompaninë Genklaudis SHA me vlerë 12.1 milion lekë. Shpresa-Al SHPK është kompania që ka fituar tendera për blerje karburanti në Bashkinë Kamëz, dhe tenderin e Ndërtimit të vend depozitimit të plehrave në Kamëz.

Më pas renditen kompania Klajger Konstruksion SHPK, dhe Sireta 2F SHPK, të cilat kanë fituar nga dy tender, me vlera totale përkatësisht 4.6 dhe 3.7 milion lekë.


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA

E njëjta renditje qëndron edhe sipas peshës së klientëve në vlerën totale të kontraktuar.

Renditja për Operator sipas Vlera të Prokuruar , Bashkia Kamëz 2014

Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA

Përkufizimie: Ligji Mbi Prokurimet Publike, njeh disa procedura për të siguruar realizimin e kontratave me objekt Punë, Shërbime apo Blerje Mallrash me fonde publike:

Procedura të Hapura janë procedurat ku çdo operator ekonomik i interesuar mund të dorëzojë një ofertë.

Procedura të Kufizuara janë procedurat ku vetëm operatorëve ekonomik të përzgjedhur nga Autoriteti Kontrakto u jepet e drejta të dorëzojnë ofertë. Proceduara të kufizuara aplikohen për rastet kur për mallrat, shërbimet apo punët publike duhet një kapacitet i caktuar teknik, profesional ose financiar. Rast tjetër parashikuar në ligj për procedurën e kufizuar është kur për autoritetin kontraktor rezulton më me leverdi ekonomike.

Kërkesa për Propozim janë procedura me anë të së cilave autoriteti kontraktor kërkon oferta nga një numër i kufizuar operatorësh ekonomikë të përzgjedhur prej tij, por pranon edhe oferta të paraqitura nga operatorë të tjerë ekonomikë, të interesuar;

Procedura për  Shërbim Konsulence janë me natyrë intelektuale dhe këshillimore, që nuk përfshin lloje të tjera të shërbimit ku mbizotërojnë aspektet fizike të aktivitetit;

Procedura me Konkurs Projektimi përkufizohen të gjitha ato procedura, ku Autoriteti Kontraktor përzgjedh me anë të një jurie me konkurs një studim apo projekt që ka vetëm natyrë estetike, kryesisht në fushën e planifikimit urban, rural, arkitektonik etj.

Në të gjitha rastet kur procedurat e mësipërme rezultojnë të pasuksesshme, ofertat janë të pavlefshme apo nuk përmbushin kërkesat e dispozitave ligjore kombëtare, Ligji parashikon Procedurë me Negocim. Kjo vlen edhe për raste emergjence, raste kur nuk duhet cënuar e drejta e autorit, apo mallrat janë të kuotuara në bursë. Në rastin e procedurës me negocim autoriteti kontraktor e përzgjedh vetë operatorin ekonomik dhe kushtet e kontratës.

Një rast tjetër i procedurave me negocim janë edhe shtesat e kontratave, për punë apo shërbime shtesë, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në kontratën fillestare, por që për shkak të rrethanave të paparashikuara, janë bërë të domosdoshme.

Shtesa kontrate gjithashtu aplikohen edhe kur ndërtimet apo shërbimet suplementare nuk mund të ndahen nga kontrata fillestare pa shkaktuar vështirësi të mëdha, teknike e ekonomike për Autoritetin Kontraktor, me kusht që vlera shtesë të mos tejkalojë 20 % të vlerës së kontratës fillestare.

Kontribuoi: Eva Mqemeja