Open Data Albania po hulumton mbi tregues të procesit të prokurimeve publike në ato bashki ku  kryetarët janë rimandatuar në Zgjedhjet për Pushtet Vendor të 21 Qershorit 2015. Në bashkinë Durrës është rizgjedhur për një mandat të tretë zoti Vangjush Dako. Hulumtimi ka si objekt prokurime publike të shpallura në dymbëdhjetë muajt e vitit 2014. Treguesit përmbajnë informacion mbi numrin e procedurave të prokurimeve, strukturën sipas llojit të procedurës, vlera të tenderuar dhe shpërndarjes sipas klientëve. Një vend i veçantë në analizë i është kushtuar konkurueshmërisë  duke kategorizuar tenderimet në katër nivele: me operator të vetëm si mungesë konkurueshmërie, me dy deri tre operator, me katër deri dhjetë operator apo më se shumë dhjetë operator (konkurueshmëri e lartë).

Gjatë vitit 2014 Bashkia Durrës ka shpallur 82 procedura prokurimi. Ku 27 prej tyre janë prokurime me procedurë të hapur; 49 përkojnë me kërkesa për propozim; 2 janë procedura me shërbim konsulence dhe kemi 4 raste të vitit 2014 ku shënohen prokurime të tipit me negocim të drejtpërdrejt me një vlerë prej 23,9 milion lekë.

Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA

Prej 82 procedurave të shpallura, 67 janë finalizuar me shpallje fituesi dhe nënshkrimin e një kontrate. Për 4  nga 67 rastet e finalizuara fituesi dhe lidhja e kontratës janë shpallur në vitin pasardhës 2015. Në 15 raste është anuluar procedura e prokurimit për arsye që lidhen me problematika në dokumentacionin e paraqitur.


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA

Pesëmbëdhjetë procedurat e anuluara kanë pasur në total një fond limit prej 105 milion lekë. Ndërkohë për 67 procedurat e finalizuar me nënshkrim kontrate fondi limit ndryshon me fondin e ofertuar në vlerën 499 milion lek ose 23% e fondit limt të shpallur për këto 67 procedura.

Vlera për Prokurime të shpallura dhe finalizuar me nënshkrim kontrate 2014, Bashkia Durrës


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA

Në dy raste fondi limit në shpallje është identik me fondin e paraqitur nga operatori fitues. Konkretisht këto raste janë shënuar në procedurën e prokurimit “Blerje dru zjarri për Qendrën Ekonomike Arsimore” dhe “Blerje Karburanti për Bashkinë Durrës dhe institucionet në varësi të saj”. Vlera për të dyja është 50.49 milion lek. Fondi Limit është vlera e shpalljes së prokurimit. Vlera e kontratës së lidhur nuk duhet ta tejkalojë Fondin Limit të shpallur.

Në fondit e kontraktuar prej 1.64 miliard lekë, janë 26 raste me vlerë 202 milion lekë të shpenzuara për Blerje Mallrash. Në 15 raste janë për Shërbime Publike dhe në 26 procedura objekt prokurimi janë veprat publike me rikonstruksion apo ndërtime. Veprat Publike zënë edhe 83% të vlerës totale të fondit të kontraktuar.


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA

Vlera të Prokuruara sipas Kategorisë së Shpenzimit Mallra Shërbime dhe Vepra Publike, Bashkia Durrës 2014.



Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA

Nëse do të vlerësonim sipas konkurueshmërisë, bëjmë një kategorizim sipas numrit të operatorëve që marrin pjesë në garë. Konsiderohen si procedura me konkurueshmëri të munguar ato procedura, në të cilat paraqitet vetëm një ofertues. Po kështu pa konkurueshmëri do të konsiderohen edhe rastet e negocimit të drejtpërdrejt. Vetëm 3.42% e Vlerës së Kontraktuar nga Bashkia Durrës për vitin 2014, është tenderuar me mungesë konkurueshmërie apo me konkurrent të vetëm. 59% e fondit të kontraktuar ose 17 tendera nga kjo Bashki, karakterizohen nga një nivel i lartë konkurueshmërie, me pjesëmarrje mbi 10 operator konkurrent.

Konkurueshmëria në Prokurime Publike, Bashkia Durrës 2014

Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA



Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA

Në 67 procedurat e prokuruara kemi vetëm 49 fitues. Në 12 raste kemi subjekte ose bashkim subjektesh të shpallur fitues në dy apo më shumë tender, ndërsa në një rast të vetëm subjekti fitues është Person Fizik. Në renditje kryeson shoqëria Eurondertimi 2000 SHPK, kjo kompani në katër raste ka fituar tender e vetme. Në këto katër raste vlera e kontraktuar është 145.23 milion lekë. Ndërsa në dy procedura ka aplikuar dhe ka fituar në bashkëpunim me kompaninë Everest SHPK  me vlerë të kontraktuar 205.54 milion lekë.

Eurondërtimi është kompania që ka punuar për rikonstruksionin e rrugës Porto Romano, Segementit Dyrrah Sheshi Liria, Rruga Tasim Këllici, rikonstruksion Rruga Bajram Curri, ndërtim Korsia e Biçikletave Gjelbërim Ndërtim rruga Pavarësia, Realizim i Sheshit përpara godinës Tirana Bank. Dy punët e fundit në bashkëpunim me Everest SHPK. Pas saj renditen kompanitë Start Co SHPK dhe Kastrati SHA, të cilat kanë fituar tre procedura me vlerë kontraktimi përkatësisht 39.79 dhe 24.17 milion lekë.

Operatorë  sipas numrit të Prokurimeve të fituara , Bashkia Durrës 2014

Burimi: Buletin APP dhe DataBaza QKR
Analiza dhe Komente: ODA

Sa i takon vlerave të kontraktuara klienti më me peshë për Bashkinë Durrës në vitin 2014 është Everest SHPK, e cila është fituese si konkurrent i vetëm në dy tender me vlerë totale kontrate 251.21 milion lekë. Everest SHPK, vetëm për procedurat ku ajo konkurron e vetme ka një peshë prej 15% të fondit total të prokuruar nga Bashkia Durrës.

Po kjo kompani në dy rastet e tjera ka fituar në bashkëpunim me kompaninë Eurondërtimi SHPK, me një vlerë prej 205.54 milion lekësh, ose 12 % e fondit. Kompania Fusha SHPK, renditet e dyta sipas vlerës së kontraktuar, me një shumë prej 239.87 milion lekësh, përafërsisht 15% e fondit total. Kjo kompani ka realizuar Rrugën Paralel me Portin Durrës.

Renditja për Operator sipas Vlera të Prokuruar , Bashkia Durrës 2014




Burimi: Buletin APP dhe DataBaza QKR
Analiza dhe Komente: ODA

Burimi: Buletin APP dhe DataBaza QKR
Analiza dhe Komente: ODA

Përkufizimie: Ligji Mbi Prokurimet Publike, njeh disa procedura për të siguruar realizimin e kontratave me objekt Punë, Shërbime apo Blerje Mallrash me fonde publike:

Procedura të Hapura
janë procedurat ku çdo operator ekonomik i interesuar mund të dorëzojë një ofertë.

Procedura të Kufizuara janë procedurat ku vetëm operatorëve ekonomik të përzgjedhur nga Autoriteti Kontrakto u jepet e drejta të dorëzojnë ofertë. Proceduara të kufizuara aplikohen për rastet kur për mallrat, shërbimet apo punët publike duhet një kapacitet i caktuar teknik, profesional ose financiar. Rast tjetër parashikuar në ligj për procedurën e kufizuar është kur për autoritetin kontraktor rezulton më me leverdi ekonomike.

Kërkesa për Propozim janë procedura me anë të së cilave autoriteti kontraktor kërkon oferta nga një numër i kufizuar operatorësh ekonomikë të përzgjedhur prej tij, por pranon edhe oferta të paraqitura nga operatorë të tjerë ekonomikë, të interesuar;

Procedura për  Shërbim Konsulence janë me natyrë intelektuale dhe këshillimore, që nuk përfshin lloje të tjera të shërbimit ku mbizotërojnë aspektet fizike të aktivitetit;

Procedura me Konkurs Projektimi përkufizohen të gjitha ato procedura, ku Autoriteti Kontraktor përzgjedh me anë të një jurie me konkurs një studim apo projekt që ka vetëm natyrë estetike, kryesisht në fushën e planifikimit urban, rural, arkitektonik etj.

Në të gjitha rastet kur procedurat e mësipërme rezultojnë të pasuksesshme, ofertat janë të pavlefshme apo nuk përmbushin kërkesat e dispozitave ligjore kombëtare, Ligji parashikon  Procedurë me Negocim. Kjo vlen edhe për raste emergjence, raste kur nuk duhet cënuar e drejta e autorit, apo mallrat janë të kuotuara në bursë. Në rastin e procedurës me negocim autoriteti kontraktor e përzgjedh vetë operatorin ekonomik dhe kushtet e kontratës.

Një rast tjetër i procedurave me negocim janë edhe shtesat e kontratave, për punë apo shërbime shtesë, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në kontratën fillestare, por që për shkak të rrethanave të paparashikuara, janë bërë të domosdoshme. Shtesa kontrate gjithashtu gjithashtu aplikohen edhe kur ndërtimet apo shërbimet suplementare nuk mund të ndahen nga kontrata fillestare pa shkaktuar vështirësi të mëdha, teknike e ekonomike për Autoritetin Kontraktor, me kusht që vlera shtesë të mos tejkalojë 20 % të vlerës së kontratës fillestare.

Kontribuoi: Eva Meqemeja