Open Data Albania po hulumton mbi tregues të procesit të prokurimeve publike në ato bashki ku  kryetarët janë rimandatuar në Zgjedhjet për Pushtet Vendor të 21 Qershorit 2015. Në bashkinë Himarë është rizgjedhur për një mandat të dytë zoti Jorgo Goro. Hulumtimi ka si objekt prokurime publike të shpallura në dymbëdhjetë muajt e vitit 2014.

 Treguesit përmbajnë informacion mbi numrin e procedurave të prokurimeve, strukturën sipas llojit të procedurës, vlera të tenderuar dhe shpërndarjes sipas klientëve. Një vend i veçantë në analizë i është kushtuar konkurueshmërisë  duke kategorizuar tenderimet në katër nivele: me operator të vetëm si mungesë konkurueshmërie, me dy deri tre operator, me katër deri dhjetë operator apo më se shumë dhjetë operator (konkurueshmëri e lartë).

Gjatë vitit 2014 Bashkia Himarë ka shpallur 12 procedura prokurimi. Ku 8 prej tyre janë prokurime me procedurë të hapur; ndërsa 4 përkojnë me kërkesa për propozim.


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA

Prej 12 procedurave të shpallura, 10 janë finalizuar me shpallje fituesi dhe nënshkrimin e një kontrate, ndërsa 2 raste procedurat e prokurimit janë anuluar për arsye që lidhen me problematika në dokumentacionin e paraqitur.


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA

Dy procedurat e anuluara kanë pasur në total një fond limit prej 93.29 milion lekë. Ndërkohë për 10 procedurat e finalizuar me nënshkrim kontrate fondi limit ndryshon me fondin e ofertuar në vlerën 5.5  milion lek ose 3% e fondit limt të shpallur për këto 10 procedura.

Vlera për Prokurime të shpallura dhe finalizuar me nënshkrim kontrate 2014, Bashkia Himarë



Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA

Vetëm në një rast fondi limit në shpallje është identik me fondine paraqitur nga operatori fitues. Fondi Limit është vlera e shpalljes së prokurimit. Vlera e kontratës së lidhur nuk duhet ta tejkalojë Fondin Limit të shpallur.

Në fondin e kontraktuar prej 200.3 milion lekë, në një rast me vlerë 2.9 milion lekë është shpenzuar për Blerje Mallrash. Në 4 raste për Shërbime Publike dhe në 5 procedura objekt prokurimi janë veprat publike me rikonstruksion apo ndërtime. Veprat Publike zënë edhe 50%  të vlerës totale të fondit të kontraktuar.


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA

Vlera të Prokuruara sipas Kategorisë së Shpenzimit Mallra Shërbime dhe Vepra Publike, Bashkia Himarë 2014.


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA

Nëse do të vlerësonim sipas konkurueshmërisë, bëjmë një kategorizim sipas numrit të operatorëve që marrin pjesë në garë. Konsiderohen si procedura me konkurueshmëri të munguar ato procedura, në të cilat paraqitet vetëm një ofertues.

Po kështu pa konkurueshmëri do të konsiderohen edhe rastet e negocimit të drejtpërdrejt, të cilat në bashkinë e Himarës mungojnë. 24% e Vlerës së Kontraktuar është tenderuar me mungesë konkurueshmërie apo me konkurrent të vetëm, ndërsa pjesa e mbetur prej 76% karakterizohet nga një nivel i lartë konkurueshmërie, me pjesëmarrje nga 4 deri në 10 operator konkurent.

Konkurueshmëria në Prokurime Publike, Bashkia Himarë 2014


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA



Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA

Për 10 procedurat e prokuruara, numri i operatorëve fitues është 7. Në dy raste kemi subjekte të shpallur fitues në më shumë se një tender. Kreyeson kompania AEK&CO SHPK me tre procedura të fituara, e ndjekur më pas nga kopmania INFRAKONSULT SHPK me dy te procedura të fituara, me vlera të tënderuar përkatësisht 36.5 dhe 2.1 milion lekë.

AEK&CO SHPK është kompania, e cila ka fituar tender për Rikonstruksionin, sistemimin e fasadave dhe ndërhyrjeve rehabilituese të fshatit Kudhes , Perfundimin, spostimin dhe vënien në funksion të linjës së tubacionit të dërgimit Vuno, si dhe Pastrimit të territorit të Bashkisë Himarë së bashku me fshatrat.


Burimi: Buletin APP dhe DataBaza QKR
Komente dhe analiza Open Data Albania

Sa i përket vlerave të kontraktuara sipas fituesve, kompania MANE/S SHPK, ka fituar tender me vlerën më të lartë, prej 77.5 milion lekësh, ose 38.19% e fondit total të kontraktuar . Kompania SALILLARI SHPK renditet e dyta me tender me vlerë 46.7 milion lekë, ose 23% e fondit total të prkuruar. Tenderat e fituar janë përkatesisht Projekti i shëtitores buzë detit në Qeparo dhe Rikonstruksioni i rrugës në lagjen Kondraqe-Qendër, Kallam.


Burimi: Buletin APP dhe DataBaza QKR
Komente dhe analiza Open Data Albania

Burimi: Buletin APP dhe DataBaza QKR
Komente dhe analiza Open Data Albania

Përkufizimie: Ligji Mbi Prokurimet Publike, njeh disa procedura për të siguruar realizimin e kontratave me objekt Punë, Shërbime apo Blerje Mallrash me fonde publike:

Procedura të Hapura janë procedurat ku çdo operator ekonomik i interesuar mund të dorëzojë një ofertë.

Procedura të Kufizuara janë procedurat ku vetëm operatorëve ekonomik të përzgjedhur nga Autoriteti Kontrakto u jepet e drejta të dorëzojnë ofertë. Proceduara të kufizuara aplikohen për rastet kur për mallrat, shërbimet apo punët publike duhet një kapacitet i caktuar teknik, profesional ose financiar. Rast tjetër parashikuar në ligj për procedurën e kufizuar është kur për autoritetin kontraktor rezulton më me leverdi ekonomike.

Kërkesa për Propozim janë procedura me anë të së cilave autoriteti kontraktor kërkon oferta nga një numër i kufizuar operatorësh ekonomikë të përzgjedhur prej tij, por pranon edhe oferta të paraqitura nga operatorë të tjerë ekonomikë, të interesuar;

Procedura për Shërbim Konsulence janë me natyrë intelektuale dhe këshillimore, që nuk përfshin lloje të tjera të shërbimit ku mbizotërojnë aspektet fizike të aktivitetit;

Procedura me Konkurs Projektimi përkufizohen të gjitha ato procedura, ku Autoriteti Kontraktor përzgjedh me anë të një jurie me konkurs një studim apo projekt që ka vetëm natyrë estetike, kryesisht në fushën e planifikimit urban, rural, arkitektonik etj.

Në të gjitha rastet kur procedurat e mësipërme rezultojnë të pasuksesshme, ofertat janë të pavlefshme apo nuk përmbushin kërkesat e dispozitave ligjore kombëtare, Ligji parashikon  Procedurë me Negocim.

Kjo vlen edhe për raste emergjence, raste kur nuk duhet cënuar e drejta e autorit, apo mallrat janë të kuotuara në bursë. Në rastin e procedurës me negocim autoriteti kontraktor e përzgjedh vetë operatorin ekonomik dhe kushtet e kontratës.

Një rast tjetër i procedurave me negocim janë edhe shtesat e kontratave, për punë apo shërbime shtesë, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në kontratën fillestare, por që për shkak të rrethanave të paparashikuara, janë bërë të domosdoshme.

Shtesa kontrate gjithashtu gjithashtu aplikohen edhe kur ndërtimet apo shërbimet suplementare nuk mund të ndahen nga kontrata fillestare pa shkaktuar vështirësi të mëdha, teknike e ekonomike për Autoritetin Kontraktor, me kusht që vlera shtesë të mos tejkalojë 20 % të vlerës së kontratës fillestare.

Kontribuoi: Eva Meqemeja