2016-ta shënon nivelin më të ulët të investimeve për banor në nëntë vitet e fundit. Open Data Albania ka analizuar treguesit e investimeve për 12 vitet e fundit, nga ku rezulton se në vitin 2016 niveli I investimeve për banor është 20 mijë lekë, me një rënie prej 4.7% krahashuar me një vit më parë, dhe 37.5% më pak se në vitin 2009, kur niveli i investimeve arriti nivelin më të lartë historik prej 32 mijë lekësh për banor. 
Në vitin 2016 Buxheti i Shtetit ka planifikuar për Investime Publike vlerën 59.98 miliard lekë, duke shënuar tkurrje kundrejt vitit paraardhës, dhe vlerën më të ulët për Investime Publike të buxhetuara që prej vitit 2008. Open data Albania thekson se niveli i investimeve publike ka pasur luhatje te mëdha gjate këtyre viteve, ku rritja me e madhe me baze vjetore është shënuar ne vitin 2008.
Ne ketë vit, investimet publike u rriten me 65% krahasuar me një vit me pare. Tendenca ne rritje vijoi edhe për vitin 2009. Ne vlere absolute niveli me i larte i investimeve publike është shënuar ne vitin 2009 me 95.9 miliard lek.