Open Data Albania po hulumton mbi realizimin e buxhetit të shtetit për vitin 2015. Realizimi i buxhetit vlerësohet duke krahasuar buxhetin e planifikuar në fillim të vitit me buxhetin faktit në fundvit. Të dhënat për buxhetin e planifikuar merren ne ligjin e buxhetit te shtetit, i cili si praktikë miratohet disa ditë para fillimit të vitit të ri. Të dhënat faktike jepen në statistikat fiskale te Ministrisë se Financave, rubrika e të dhënave mbi buxhetin.

Për vitin 2015 kemi një realizim te buxhetit te shtetit prej 92%. Ne vitin 2015 janë mbledhur 381.1 miliard leke, rreth 33.3 miliard më pak të ardhura sesa ishin planifikuar në fillim viti.


Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Realizimi i të ardhurave buxhetore sipas zërave, viti 2015



Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Të ardhurat nga ndihmat janë grupi i parë i të ardhurave në buxhetin e shtetit. Planifikimi për ketë zë ishte 14 miliard lekë por vetëm 12 miliard janë akorduar, duke shënuar një realizim prej 83%.


Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Grupi i dytë i të ardhurave të buxhetit të shtetit janë te ardhurat tatimore që përfshijnë të ardhurat nga tatimet dhe doganat, të ardhurat nga pushteti vendor dhe të ardhurat nga fondet speciale. Ky grup është realizuar në rreth 95% të planit.

Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Vështirësi në realizim kanë pasur të ardhurat nga tatimet dhe doganat, ku është realizuar vetëm 92.5% e planit të fillim vitit. Specifikisht, të ardhurat nga taksat nacionale janë realizuar me 81%, tatimi mbi të ardhurat personale është realizuar me 86%, të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar janë realizuar me vetëm 93%, të ardhurat nga taksat doganore janë realizuar me 96% dhe të ardhurat nga akcizat janë realizuar me 98%. Tatimi mbi fitimin ka tejkaluar parashikimet me 6%.

Të ardhurat nga tatimet dhe doganat, buxheti Plan dhe Fakt 2015

Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Vështirësi në realizimin e buxhetit ka pasur edhe pushteti vendor, ku janë mbledhur vetëm 86.2% e të ardhurave të planikifkuara. Realizimin më të ulët e kanë taksat lokale, ku janë mbledhur vetëm 71% e të ardhurave të planifikuara. Mbledhja e taksave mbi pasurinë e paluajtshme është realizuar në rreth 98% të planit ndërsa mbledhja e taksës mbi biznesin e vogël ka tejkaluar me 37% planifikimet e bëra.

Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të ardhurat nga fondet speciale paraqiten me një realizim të plotë të planit dhe gjithashtu me një tejkalim prej 7% te parashikimeve. Peshën më të madhe në këtë përqindje realizimi e zënë të ardhurat për kompensimin në vlerë të pronarëve që paraqesin një realizim të planit me 198%.



Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Realizimi për të ardhura buxhetore jo tatimore, viti 2015




Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Grupi i tretë i të ardhurave të buxhetit të shtetit është ai i të ardhurave jotatimore. Të ardhurat jotatimore në total janë realizuar në nivelin 101%. Kjo përqindje e lartë realizimi vjen nga impakti i të ardhurave të transferuara nga banka e Shqipërisë. Bazuar në situatën e Bankës së Shqipërisë parashikimet për te ardhura ishin tepër pesimiste dhe kjo krijon një përqindje realizimi të këtyre të ardhurave me 1534%. Po ashtu të ardhurat nga institucionet buxhetore kanë tejkaluar planin me 15%, ndërsa zërat e tjerë mbeten në nivele realizimi mes 65 dhe 75%.

Shkarko excel: Realizimi i të Ardhurave Buxhetore, Buxheti i Shtetit viti 2015
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ina Baja