Majlinda Bufi është kryetare e Bashkisë së Roskovecit në qarkun e Fierit. Më parë, ajo ishte deputete e Partisë Socialiste, por në vitin 2014 vendosi të kandidojë për bashkinë e Roskovecit, ku edhe e fitoi atë.
Por është pasuria e saj, ajo çfarë e ka kthyer në qendër të vëmendjes.
Open Spending Albania” ka publikuar disa shifra, ku nga femrat që janë kryetare bashkie, rezulton më e pasura.
Majlinda Bufi, në deklarimin e pasurisë, rezulton të ketë 1.2 miliardë lekësh si dhe 200 milionë kesh në shtëpi.
Sipas shifrave të publikuara nga “Open Spending Albania”, ajo rezulton të jetë kryebashkiakja femër më e pasur në vend.
Në bazë të deklarimit të zonjës Bufi, pjesa më e madhe e kësaj pasurie është vendosur nga puna në emigracion, por pa specifikuar se për çfarë pune bëhet fjalë.   
Deklarimi i pasurisë së kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi  
Apartament banimi në Roskovec sip. 300 metra katrorë  9 milionë lekëLokal 2 kate në Roskovec sip. 640 metra katrorë 18 milionë lekë.   
Tokë arë sip. 3120 metra katrorë Roskovec 7.5 milionë lekë.Tokë arë në Roskovec sip. 1665 metra katrorë 710.526 lekë. Tokë arë, sip. 1850 metra katrorë në Roskovec 789.473 lekë.Tokë Trualli e kabinës sip. 312 metra katrorë në Roskovec  110.760 lekë.  
Blerje dyqani sip 41.5 metra katrorë në Roskovec 5.500.000 lekë.Të ardhura nga shitja e aksioneve të “Megal Center”  100 mijë lekë.   
Paga mujore si anëtare e Këshillit Bashkiak Roskovec, 2007-9.9.2013 6300 lekë/muaj.   Llogari personale 09. 09. 2013   58.715 lekë. Llogari personale 09. 09. 2013   298.49 lekë.   Llogari personale 09. 09. 2013   33.782.67 lekë.   
Paga + shpërblime nga Kuvendi 459.899 lekë.Të ardhura nga pjesëmarrja në komisione  419.903 lekë. Bashkëshorti Arben Bufi. Objekt “Ofiçinë e re” + kabinë elektrike në Roskovec 4.000.000 lekë.  
Depozitë në llogari të Iva Arben Bufi 796.704.47 lekë. Depozitë në llogari të Marvi Arben Bufi  769.755.9 lekë. Llogari rrjedhëse individuale 09. 09. 2013  2.069.8 lelë. 
Llogari rrjedhëse 09. 09. 2013  11.266.77 lekë. Aksione në shoqërinë “Anbi”  31.800.000 lekë.   Prenotim dyqani kati përdhe + garazhe 100 mijë euro. Porosi prenotimi zyre 82.3 metra katrorë 75 mijë euro.  
Autoveturë “Benz”  1.500.000 lekë. Dhënie huaje 2.150.000 lekë.Kontratë për prenotimin ndërtim apartamenti Tiranë 116.800 euro.Porosi për ndërtimin lokali kati i dytë sip. 311.3 metra katrorë  300 mijë euro.   Gjendje Cash në shtëpi 20 milionë lekë.