Open Data Albania po hulumton mbi numrin e procedurave dhe fondin limit për Punë Publike ndryshe Investime të realizuara si Prokurime Publike nga 61 njësi të qeverisjes vendore bashki, pas ndarjes së re administrative territoriale. Artikulli hulumtues bazohet në të dhëna të databazës së portalit për Prokurime Transparente. Ky portal ka informacion për çdo procedurë prokurime publik për 61 njësitë e reja që qeverisjes vendore nga korriku 2015 e në vijim.

Në total në këtë periudhë kohore rezulton të jenë shpallur dyqind e gjashtëdhjetë e nëntë prokurime për Punë Publike me vlerë prej 8.07 miliard lekë. Rezulton se 68% e fondit limit të tenderuar nga bashkitë në këtë periudhë kohore është fond për investime, pjesa tjetër janë furnizime me mallra dhe shërbime.

Këtu janë konsideruar vetëm investime të tenderuara nga vetë bashkitë dhe nuk janë përfshirë punë publike të tenderuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, apo njësi të qeverisjes qendrore që përkojnë me investime në territorin e këtyre njësive. Secila nga këto procedura prokurimi publik është e listuar në portalin Prokurime Transparente pasi është përzgjedhur kategoria Punë Publike tek filtri i kërkimit Lloji i Kontratës. Bashkia e Korçës dhe ajo e Fierit kanë vlerat më të larta të fondit limit për Punë Publike. Ato pasohen nga Tirana, Durrësi, Saranda, Berati, Divjaka, Gjirokastra dhe Librazhdi.

Burimi i Informacionit: Prokurime Transparente
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Dy bashki Fushë Arrëzi dhe Pogradeci nuk kanë realizuar ende asnjë prokurim për punë publike, duke privuar njësitë administrative nga të mirat dhe efektet ekonomike që kanë investimet. Gjithashtu katër bashkitë me vlerat më minimale të tenderuara për Punë Publike janë Tepelena, Kukësi, Pusteci dhe Memaliaj.

Punë Publike të Shpallura nga Njësitë e Qeverisjes Lokale nga 20 Korrik 2015 deri më 7 Prill 2016



Burimi i Informacionit: Prokurime Transparente
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ky portal synon të bëje transparente dhe lehtësisht të gjetshme të dhëna mbi tender dhe kontrata publike të gjashtëdhjetë e një bashkive në vend. Sipas filtrave të kërkimit këto prokurime mund të kategorizohen sipas llojit të kontratës që finalizon tenderin si Punë Publike (investime), Furnizim me Mallra (blerje), Shërbime etj.

Gjithashtu për secilin tender mund të bëhet kategorizimi sipas numrit të pjesëmarrësve në garë dhe vlerësimi për diferencën mes fondit limit dhe vlerës së ofertës fituese. Në vijim, informacioni përditësohet me numrin e pjesëmarrësve në garë, fituesin sipas ofertës, statusin e projektit, afatin e zbatimit të kontratës dhe pagesat e çdo kontrate sipas transaksione të thesarit. Organizata AIS është implementuese e këtij projekti. Kjo organizatë është promotore e Open Data për Shqipërinë.

Kontribuoi: Eva Meqemeja