Negocimet e Drejtpërdrejta janë procedura prokurimesh publike përmes të cilave autoriteti kontraktor i përzgjedh vetë operatores ekonomik dhe negocion kushtet e kontratës me një ose më shumë prej tyre. Vendimi për të aplikuar këtë procedurë duhet të jetë i bazuar dhe argumentuar me kushte që detyrojnë autoritetin të veprojë në mënyrë të tillë. Negocimet e Drejtpërdrejta duke qenë prokurime pa garë mbartin riskun e ekspozimit të lartë ndaj shpërdorimit të fondit.
Në total në këtë periudhë kohore rezulton të jenë finalizuar njëqind e pesëdhjetë kontrata publike përmes negocimit të drejtpërdrejt. Fondi për këto kontrata publike finalizuar me negocim të drejtpërdrejtë është 585. 83 milion lekë. Secila nga këto procedura prokurimi publik është e listuar në portalin prokurime Transparente përzgjedhja e llojit të procedurës Me Negocim.
Bashkitë Tiranë, Elbasan, Kamza, Vau i Dejës, Rrogozhina, Korça, dhe Lezha janë baskitë me më shumë raste dhe vlera të proceduara me negocime të drejtpërdrejtë. Negocime të Drejtpërdrejta do të konsiderohen edhe shtesat e kontratave. Autoritetet prokuruese realizojnë të tilla sa herë që përforcojnë në shkelje afatesh për të tenderuar blerje në kohën e duhur, sikurse në vlerësime për punime dhe shërbime shtesë.
Burimi i Informacionit: Prokurime Transparente
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Procedura me Negocim të Drejtpërdrejtë të shpallura nga Njësitë e Qeverisjes Lokale nga 20 Korrik 2015 deri më 7 Prill 2016
Burimi i Informacionit: Prokurime Transparente
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Ky portal synon të bëje transparente dhe lehtësisht të gjetshme të dhëna mbi tender dhe kontrata publike të gjashtëdhjetë e një bashkive në vend. Sipas filtrave të kërkimit këto prokurime mund të kategorizohen sipas llojit të kontratës që finalizon tenderin si Punë Publike (investime), Furnizim me Mallra (blerje), Shërbime etj.
Gjithashtu për secilin tender mund të bëhet kategorizimi sipas numrit të pjesëmarrësve në garë dhe vlerësimi për diferencën mes fondit limit dhe vlerës së ofertës fituese. Në vijim, informacioni përditësohet me numrin e pjesëmarrësve në garë, fituesin sipas ofertës, statusin e projektit, afatin e zbatimit të kontratës dhe pagesat e çdo kontrate sipas transaksione të thesarit. Organizata AIS është implementuese e këtij projekti. Kjo organizatë është promotore e Open Data për Shqipërinë.