Open Data Albania po hulumton mbi vlerat e detyrimeve të prapambetura të njësive të qeverisjes vendore Bashki. Këto detyrime janë krijuar dhe mbarten gjatë viteve të shkuara apo krijohen gjatë një viti. Detyrimet janë të dy kategorive: detyrime të krijuara si pasojë e mospërmbushjes në afat të detyrimeve kontraktore në kontrata me palë të tjera. Këto kontrata janë kryesisht për realizimin e investimeve, blerjeve të mallrave, realizimit të shërbimeve. Këtu hynë edhe detyrime të mos pagesës së faturuar (energji elektrike) apo detyrimeve të dëmit kontraktor dhe jo vetëm (dëmshpërblime sipas një vendimi gjyqësor). Kategoria e dytë ka të bëjë me detyrime për shkak të huamarrjes. Sipas ligjit të nr 9869 të vitit 2008 “Për huamarrjen Vendore” për njësitë e qeverisjes vendore komuna apo bashki. Sipas Nenit 31, të Ligjit nr. 68, datë 27.04.2017, Njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë të drejtë të marrin hua afatshkurtër dhe hua afatgjatë, në përputhje me përcaktimet në ligjet që rregullojnë vetëqeverisjen vendore, huamarrjen vendore dhe menaxhimin e sistemit buxhetor.
Aktualisht është Ligji i ri me numër 68 i miratuar në prill të vitit 2017 që ju jep mundësi Njësive të Qeverisjes Vendore të marrin hua afatshkurtër dhe hua afatgjatë, në përputhje me përcaktimet në ligjet që rregullojnë vetëqeverisjen vendore, huamarrjen vendore dhe menaxhimin e sistemit buxhetor.
Në hulumtimin tonë konsiderohen borxhe të një bashkie për vitin 2015 të gjitha detyrimet e ish njësive sipas ndarjes së hershme të bashkuara në një njësi të vetme në bashkitë ekzistuese. Analiza e realizuar nga ODA krahason ecurinë e këtyre detyrimeve në vitet 2015, 2016 dhe situate në fund të nëntëmujorit 2017 duke u bazuar tek informacioni periodik i raportuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit, Drejtoria e Financave Vendore.
Kështu në vitin 2015 totali i detyrimeve të njësive të qeverisjes vendore Bashki ishte njëmbëdhjetë miliard e tetëqind e gjashtë milion e treqind e tetëdhjetë e tre mijë e shtatëqind  e pesë lekë (11 806 383 705 Lekë). Nga këto, detyrimet për Bashkinë e Tiranës, janë në vlerën 5.5 miliard, dhe përbënin rreth 47% të totalit të detyrimeve. Bashki me detyrime të prapambetura në vlerën mbi njëqind milion në dhjetor të 2015 na rezultonin Selenica, Shkodra, Pogradeci, Vlora, Mallakastra, Bulqiza, Cërriku, Dibra, Lushnja, Divjaka, Durrësi, Elbasani. Fieri, Gramshi, Kamza, Kavaja, Korça, Kruja,  Kukësi dhe Lezha.

Burimi: Ministria e Financave (http://www.financa.gov.al/al/raportime/buxheti/buxheti-i-pushtetit-vendor)

Komente dhe Analiza: ODA

Me udhëzim të Ministrisë së Financave, Bashkitë prej vitit 2015 janë të detyruara të bëjnë Raportim Periodik për Detyrimet e Prapambetura. Raportimi bëhet në baza tremujori duke evidentuar borxhe të hershme kundrejt borxhe të krijuara rishtazi. Në dhjetor 2016, në total bashkitë ja dolën të reduktojnë vlerën e detyrimeve të prapambetura. Detyrimet gjatë vitit u pakësuar me 20% të vlerës kundrejt detyrimeve totale në fillim të vitit. Totali i detyrimeve shënonte në dhjetor 2016 vlerën nëntë miliard e katërqind e dyzet milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e shtatë lekë (nga 11.8 miliard që ishte një vit më parë). Gjithsesi situate në fund të 2016 (dhe fillimi i 2017) është ende me detyrime të vjetra apo të reja të krijuara gjatë 2016.

Burimi: Ministria e Financave (http://www.financa.gov.al/al/raportime/buxheti/buxheti-i-pushtetit-vendor)
Komente dhe Analiza: ODA
Në pjesën më të madhe të Bashkive në vitin 2016, kemi një ulje të detyrimeve. Vetëm në disa njësi të qeverisjes vendore shohim një rritje të detyrimeve në vitin 2016. Rritja më e konsiderueshme është shënuar në bashkitë: Dibër, Konispol, Librazhd, Lezha, Vau i Dejës, Maliq, Pogradec, Selenicë, Vlorë. Bashkitë me rritje janë edhe bashki që mund të vlerësohen jo vetëm në pamundësi por edhe në keqpërdorim të financave vendore. Këto bashki me detyrime të lindura rishtazi, janë bashki për të cilat kërkohet monitorim dhe auditim më konsistent. Shpesh detyrimet kontraktore të pashlyera nuk reflektojnë vetëm një situatë pamundësie apo mungesë eficense. Ato mund të jenë indice për të verifikuar sjelljen klienteliste të bashkive kundrejt bizneseve, duke krijuar rast pas rasti vështirësi për kontraktor jo konfidencial dhe klientelist. Ky element do të duhet të konsiderohet në plane dhe programe të auditimit financiar të Ministrisë së Financave dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit. Mjaft operator ekonomik fitojnë të drejtën e një kontrate me palë Bashki jo të bazuar në shpalljen e autoritetit prokurues Bashki por si pasojë e një procesi ankimimi dhe vendimmarrje pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

Burimi: Ministria e Financave (http://www.financa.gov.al/al/raportime/buxheti/buxheti-i-pushtetit-vendor)
Komente dhe Analiza: ODA
Në raportin më të fundit të publikuar nga Ministria e Financave, totali i detyrimeve të njësive të qeverisjes vendore në Shtator 2017 është tetë miliard e tetëqind e shtatëdhjetë e një milion e shtatëqind e njëzet e katër mijë e dyqind e tetëdhjetë e dy lekë. (8 871 724 282 Lekë). 

Burimi: Ministria e Financave (http://www.financa.gov.al/al/raportime/buxheti/buxheti-i-pushtetit-vendor)
Komente dhe Analiza: ODA

Detyrime të pashlyera të Bashkive fund nëntëmujori 2017(në Lek)


Burimi: Ministria e Financave (http://www.financa.gov.al/al/raportime/buxheti/buxheti-i-pushtetit-vendor)
Komente dhe Analiza: ODA


Burimi: Ministria e Financave (http://www.financa.gov.al/al/raportime/buxheti/buxheti-i-pushtetit-vendor)
Komente dhe Analiza: ODA

Peshën më të madhe të këtyre detyrimeve e zënë detyrimet e Bashkive kryesore si: Bashkia Tiranë që zë 37% të totalit të detyrimeve; Bashkia Durrës që zë 6% të totalit të detyrimeve; dhe Bashkitë Lezhë (mbajtëse e një kredie në banka të nivelit të dytë), Pogradec dhe Vlorë që zënë secila rreth 5% të totalit.

Pjesa tjetër e bashkive kanë pesha më të vogla ndaj totalit të detyrimeve por që përkon me problematikë të lartë po të konsiderojmë edhe aftësitë e këtyre njësive për të garantuar të ardhurat e tyre. Dinamika e detyrimeve sipas tremujorëve dhe detyrimet e lindura gjatë tremujori tregojnë për eficensën dhe sjelljet financiare të njësisë së qeverisjes vendore.
Kontribuoi: Ina Baja