Rreth 9% e Buxhetit të Shtetit shkojnë çdo vit për Shëndetësinë, sektor ky që ka ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve. Prokurimet publike, tenderët dhe kontratat në Shëndetësi janë tema të debatit të gjerë, shpesh edhe çështje të errëta për publikun e gjerë.
 
AIS, një organizatë promotore e Open Data për Shqipërinë

Rreth 9% e Buxhetit të Shtetit shkojnë çdo vit për Shëndetësinë, sektor ky që ka ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve. Prokurimet publike, tenderët dhe kontratat në Shëndetësi janë tema të debatit të gjerë, shpesh edhe çështje të errëta për publikun e gjerë.
 
AIS, një organizatë promotore e Open Data për Shqipërinë ka krijuar një databazë / portal me të dhëna për prokurime dhe kontrata të sektorit Publik Shëndetësi. Të dhënat datojnë që prej 1 janar 2016, dhe përditësohen ditë pas dite.
 
Ky portal jep informacion për: institucionet, procedurat, operatorët fitues, llojet e kontratave, fazën e tenderimit, konkurrueshmërinë dhe vlerën e kontratave.
 
Drejtuesja e Open Data, Aranita Brahaj u shpreh se projekti synon të rrisë cilësinë dhe eficencën e procesit të prokurimeve publike edhe përmes kontrollit dhe presionit qytetar.
 
Të dhënat janë të strukturuara në formatin dhe standardin Open Contracting Data (OCDS). Ky portal dhe ky format publikimi, shërbejnë për informim, transparencë dhe monitorim qytetar për kontratat publike të sektorit. Ai funksionon si një instrument për antikorrupsion, dhe i shërben gazetarisë dhe artikulimit publik të bazuar në fakte.
 
Ashtu si Open Data Albania përdoret për gjetje dhe analiza, edhe Open Procurement është një burim i mirë për të dhëna dhe statistika që lidhen me menaxhimin e parave publike.