Open Data Albania po hulumton mbi numrin e personave të proçeduar si autorë të nxitjes së vetëvrasjes. Ky hulumtim bazohet në raste të proceduara dhe autorë të dënuar nga gjykatat sipas nenit 99 të Kodit Penal “shkaktimi i vetëvrasjes”.

Ligji penal konsideron fajtorë dhe dënon me gjobë ose burgim deri në shtatë vjet, të gjithë ata persona që shkaktojnë vetëvrasjen apo nxisin tentativë për vetëvrasje të një personi tjetër përmes trajtimit të keq sistematik ose nga sjelle të tjera të vazhdueshme që prekin rëndë dinjitetin.


Burimi: Vjetarë Statistikor, MD
Komente dhe analiza ODA

Gjithashtu sjellje në kontekstin kur viktima ka varësi ose është në
marrëdhënie familjare dhe  bashkëjetese me autorin.  Në harkun kohor
2004-2015 në gjykatat shqiptare janë proçeduar në total 36 raste të
tilla duke shënuar dënimin e 33 personave. Në harkun kohor 2004-2015,
mesatarisht llogariten çdo vit 3 procedime penale dhe dy deri tre të
dënuar. 

Proçedimet penale për këtë vepër kanë arritur kurbën më të
lartë në vitin 2014, në 7 raste.  Numri më i lartë i të dënuarve
rezulton në vitin 2008, me 5 të tillë, ndërsa në vitin 2007 vërehen nuk
ka të dënuar për këtë vepër penale.

Autorë të dënuar si shkaktarë dhe nxitës të vetëvrasjeve, 2004-2015



Burimi: Vjetarë Statistikor, MD
Komente dhe analiza ODA

Kontribuoi: Kejsi Kosta