Në harkun kohor 2005-2015, për vepra penale Vjedhje të Pasurisë janë konkretizuar në 19 656 cështje penale dhe rezultojnë 22 232 të dënuar. Kodi penal parashikon trembëdhjetë nene që lidhen me veprën penale të vjedhjes. Numrin më të lartë të rasteve e shënojnë vjedhjet e thjeshta. Mesatarisht, çdo vit në gjykatat shqiptare janë proceduar për Vjedhje 1 201 çështje gjyqësore dhe janë regjistruar 1 541 të dënuar. Në vitin 2014 është shënuar numri më i lartë i çështjeve gjyqësore për vepra penale vjedhje të pasurisë. Ky vit shënon 2 382 cështje dhe 2 856 autorë.
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Vjetar Statistikor MD 2005 – 2015
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Vjetar Statistikor MD 2005 – 2015
Tek ky seksion bëjnë pjesë edhe vepra penale si Vjedhja e Bankave dhe Arkave të Kursimit neni 136, vepër që dy vitet e fundit 2014 dhe 2015 ka shënuar numër në rritje çështjesh dhe autorësh. Në dhjetë vite për veprën penale të Vjedhjes së Bankave dhe Arkave të Kursimit janë shënuar në total 38 cështje gjyqësore me 46 autorë të dënuar.
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Vjetar Statistikor MD 2005 – 2015
Gjithashtu në rritje janë edhe verat penale të Vjedhjes duke kryer Shpërdorim të Detyrës Neni 135. Kjo vepër ka shënuar një rritje vit pas viti. Vepra penale përkon me raste kur autori i ngjarjes është një person i punësuar në institucionin ku kryhet vjedhja ose vjedhja lidhet me veprime që përkojnë me detyrat e tij profesionale. Për këtë vepër penale janë dënuar në dhjetë vite 507 autor.
Vepra penale e Vjedhjes së Energjisë Elektrike ose Impulseve Telefonike, parashikuar nga Neni 137 ka shënuar rekord ngjarjesh në vitin 2015. Në këtë vit janë shënuar 2288 cështje gjyqësore. Fillimi dhe procedimi gjyqësor i rasteve, duket se ka shënuar pushime apo pafajësi të shumta, pasi numri i autorëve të dënuar për këtë vepër në vitin 2015 është 596, numër ky shumë më i vogël për një tersi çështjesh gjyqësore prej 2288.
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Vjetar Statistikor MD 2005 – 2015