Open Data Albania po hulumton lidhur me shtetas të Republikës së Shqipërisë që rezultojnë me status refugjati në shtete të tjera. Statusi i Refugjatit është i përcaktuar në Konventa dhe Protokolle të njohura në rang ndërkombëtar nga vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara. Në këtë hulumtim nuk përfshihen individët që nuk kanë aplikuar ose nuk kanë fituar këtë status, si dhe shtetasit që kanë fituar të drejtën e azilit.

Nga viti 2007 numri i shtetasve shqiptarë me Status Refugjati në vende të tjera shënoi vlerën më të lartë të dhjetë viteve të fundit. Pas këtij viti kjo vlerë ka trend rënës deri në viti 2013 ku shënohen 10 084 shtetas shqiptar refugjat në shtete të tjera. Në vitin 2015, numri i shtetasve shqiptar me status refugjati në shtete të huaja është rritur me plus 379 shtetas.


Burimi: UNHCR
Komentet dhe Analiza: ODA

Për vitin 2014 kemi të dhëna edhe mbi strukturën e shtetasve shqiptar me status refugjati sipas vendeve ku e kanë fituar atë. Vendin e parë mes shteteve që kanë dhënë status refugjati për Shqiptarët e mbajnë SHBA-të me 27% të totalit, pasuar nga Franca ne 25% ,  Kanadaja me 15% dhe Mbretëria e Bashkuar me  7% të totalit. Gjermania ka vetëm 366 raste të shtetasve shqiptarë me status refugjati.


Burimi: UNHCR
Komentet dhe Analiza: ODA

Ndërsa numri i shtetasve shqiptarë me status refugjati paraqitet në rritje në dy vitet e fundit 2014 dhe 2015, numri i shtetasve shqiptarë që kanë aplikuar për shtetësi në vende të BE është gjithashtu në rritje. Shqiptarët u renditën të dytët në listën e aplikuesve për shtetësi në BE në vitin 2014, me 41 mijë raste, duke u renditur pas Marokut dhe duke lënë pas Turqinë dhe Indinë.

Kontribuoi: Griselda Rruci