Open Data Albania ka përllogaritur masën e përfitimit nga leje lindje sipas ligjit të ri Nr . 104, Datë 31.07.2014 i cili hyn në fuqi dhe ka efekte zbatimi pas datës 1 janar 2015. Sipas këtij ligji nuk janë ndryshuar kriteret e përfitimit të lejelindjes duke parashikuar si kusht përfitimi, detyrimin për të patur 12 muaj periudhë sigurimi për çdo rast leje lindje. Ndryshim pakësues ka pësuar baza mbi të cilën përllogaritet përfitimi.

Kohëzgjatja maksimale e lejes së lindjes në Republikën e Shqipërisë mbetet 365 ditë dhe gjatë kësaj periudhe gruaja me leje lindje merr përfitimet në varësi të statusit të saj të punësimit. Në llogaritjen e masës së përfitimit ndryshimet ligjore kanë futur konceptin Pagë Neto si një koncept kontabël, kundrejt konceptit dhe termit që njeh e Drejta e Punës e që është Paga. Paga apo në terminologjinë kontabël Paga Bruto, është  shpërblim i të punësuarit (punëmarrësit) për punën e kontraktuar.

Nga paga bruto zbritet 9.5 për qind e pagës si pjesa e sigurimit shoqëror që i përket punëmarrësit apo të punësuarit; zbritet 1.7 e pagës si pjesa e sigurimeve shëndetësore të paguara nga punëmarrësi i punësuari; gjithashtu zbritet tatimi mbi të ardhurat nga paga i cili ndryshon sipas vlerës së pagës. Ajo çka mbetet përbën atë që në kontabilitet njihet si Paga Neto, dhe është pjesa e pagës që i punësuari merr neto.

Paga Neto është gjithnjë më e ulët se Paga Bruto. Diferenca mes tyre, në vartësi të pagës është nga minus 11.2 për qind për pagat e patatueshme deri në minus 34.2 për qind për pagat të tatohen në masën njëzet e tre për qind. Më poshtë është përllogaritur se sa është vlera e pagës neto për fasha page bruto nga 30 deri 150 mijë lekë, sikurse diferenca në vlerë mes tyre.

 
 
Burimi: ISSH 
Komente dhe analiza: Open Data Albania 
Duke filluar nga 1 Janar 2015 e ardhura për gruan e punësuar do të jetë për gjashtë muajt e parë të leje lindjes: a) 80% e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës për pagesë për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes. Koncepti Bazë Neto i shtuar në Ligj, ka sjellë efekte pakësuese në përfitimin e leje lindjeve pas datës 1 janar 2015 kundrejt leje lindjeve të për fituara deri në 31 dhjetor 2014.

Konkretisht një grua ka pagën e deklaruar tridhjetë mijë lekë, nëse do të merrte leje lindje para datës 31 dhjetor 2014 do të përfitonte në gjashtë muajt e parë pagesën për leje lindje mujore prej 24 000 lekë; nëse ajo merr leje lindje pas datës 1 janar 2015 përfitimi mujor në gjashtë muajt e parë të leje lindjes do të jetë vetëm 21 312 lekë.

Burimi: Ligji Nr.104 Datë 31/07/2014 Për disa Ndryshime dhe Shtesa në Ligjin Nr 7703, datë 11.05.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë; ISSH 
Komente dhe analiza: Open Data Albania  
Përfitimi nga leja e lindjes para dhe pas ndryshimit ligjor, 1 janar 2015. Gjashtë mujori i parë i Leje lindjes.
Burimi: Ligji Nr.104 Datë 31/07/2014 Për disa Ndryshime dhe Shtesa në Ligjin Nr 7703, datë 11.05.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë; ISSH 
Komente dhe analiza: Open Data Albania
Ndërsa në gjashtëmujorin e dytë përfitimi përllogaritet si b) 50% e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës për pagesë për periudhën tjetër në vazhdim. Për një grua që ka bazë të vlerësueshme pagën e saj të 12 muajve të fundit, ndryshimi mes përfitimit nëse do të marrë leje lindje deri në datën 31 dhjetor 2014 me rastin kur leje lindja merret në 1 janar 2015 do të jetë gjithashtu i pakësuar.

Burimi: Ligji Nr.104 Datë 31/07/2014 Për disa Ndryshime dhe Shtesa në Ligjin Nr 7703, datë 11.05.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë; ISSH 
Komente dhe analiza: Open Data Albania  
Përfitimi nga leja e lindjes para dhe pas ndryshimit ligjor 1 janar 2015. Gjashtë mujori i dytë i Leje Lindjes.
 
 
Ndryshimet ligjore shënojnë edhe disa risi në favor të përfituesve, si  për shembull: përjashtimi nga ky rregulli i detyrimit për të pasur 12 muaj sigurim për çdo barrë lindje  rasti kur barrë lindjen e radhës ndodh brenda 24 muajve nga data e lindjes së fëmijës së mëparshëm.

Gjithashtu pas periudhës 63 ditë pas lindjes të drejtën për leje kujdesi nga fëmijës e ka edhe babai ose birësuesi i siguruar nëse këtë të drejtë nuk e ushtron apo nuk ka kushte për ta përfituar nëna. Përfitimet që vijnë nga leja i lindjes në vendin tonë paguhen tërësisht nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
Kontribuoi: Ina Baja