Open Data Albania po përditëson të dhëna lidhur me Migrimin në Shqipëri e Rajon. Me Migrimin lidhen disa indikatorë. Stoku Total i Migrantëve Ndërkombëtarë është numri i njerëzve të lindur në një vend të ndryshëm nga vendi në të cilin jetojnë, dhe të huajt pa shtetësinë e vendit të qëndrimit.

Nëse ky numër vendoset në raport me popullsinë e një vendi të caktuar, marim përqindjen e migrimit në atë vend. Migrimi Neto është tregues që i referohet numrit total të personave që hyjnë në territorin e një shteti duke hequr numrin total të personave që largohen nga territori i shtetit, shtetas dhe joshtetas.

Burimi: Banka Boterore
Komentet dhe Analiza: ODA

Viti 2000 ka treguesin më të lartë në Shqipëri sa i takon Stokut të Emigrantëve. Në këtë vit numri i njerëzve të lindur në një vend të ndryshëm nga vendi në të cilin jetojnë, dhe të huajt pa shtetësinë e vendit të qëndrimit, për Shqipërinë ishte 76 695 persona. Në vitin 2015, gjendja e emigrantëve në vendin tonë është rreth 58 mijë persona. Ky indikator shfaqet sipas pesëvjeçareve.

Stoku Total i Migranteve Nderkombetare ne Shqiperi dhe Rajon



Burimi: Banka Boterore
Komentet dhe Analiza: ODA

Në Rajon si vlerë totale Shqipëria krahasohet me Bosnjën, për nga stoku i migrantëve ndërkombëtarë ndër vite. Vlerë të lartë të gjendjes së migrantëve e shënojnë Serbia, përkatësisht 807 mijë në vitin 2015, dhe Kroacia, 577 mijë migrantë.

Europa në vitin 2015 shënon mbi 85 milionë individë të lindur në një shtet të ndryshëm nga ai ku janë rezidentë, përfshirë refugjatët, ndërsa bota shënon mbi 243 milionë individë të kësaj kategorie.

Stoku i migranteve nderkombetare (% e popullsise)


Burimi: Banka Boterore
Komentet dhe Analiza: ODA


Burimi: Banka Boterore
Komentet dhe Analiza: ODA

Rreth tre përqind e banorëve të botës lindin në një vend të ndryshëm nga vendi i banimit, ose janë të huaj pa shtetësinë e vendit të qëndrimit. Ndërkohë në Europë rreth 8% e popullsisë kanë statusin e emigrantit. Shqipëria, ka një vlerë më të ulët të këtij indikatori, rreth 2%.

Migrimi Neto ne Shqiperi dhe Rajon



Burimi: Banka Boterore
Komentet dhe Analiza: ODA

Në Shqipëri, ashtu si dhe në vendet e tjera të Rajonit, numri i personave që hyjnë, shtetas dhe joshtetas, është më i vogël së numri i personave që dalin nga territori i vendit. Në pesëvjeçarin 2008-2012, kanë dalë zyrtarisht nga territori rreth 92 mijë persona më shumë se sa kanë hyrë. Në të njëjtin hark kohor Europa ka një vlerë të Migrimit Neto, në vlera prej 5.5 milionë.

Kontribuoi: Griselda Rruci