Analiza është për prokurime publike në periudhën korrik 2015 deri janar 2017. Eficensa buxhetorë në tenderim është diferenca në përqindje, ndërmjet fondit limit në shpalljen e ftesës së hapur apo kërkesës për propozim nga autoriteti prokurues, dhe vlerës së ofertës më të ulët e cila zgjidhet si ofertë fituese në përfundim të një tenderimi publik.
Kjo eficensë tregon cilësinë e procesit, eficensën në menaxhimi e fondeve publike, cilësinë e konkurueshmërisë dhe barazinë e kushteve për garë. Në mesatare tridhjetë Operatorët Ekonomik BIG, që kanë përfituar edhe vlerën më të lartë të kontratave kanë një eficensë buxhetore vetëm 5.3 %. Pra diferenca mes fondit të parashikuar dhe fondit të kontraktuar është mjaft e ulët.
Këta tridhjetë operator BIG kanë 46% të totalit të kontratave të finalizuara në periudhën nën hulumtim. Nëse shohim me radhë eficensën buxhetore në tenderim më të lartë e kanë operatorët BE-IS SHPK & Agi Kons SHPK me 21%, BOSHNJAKU. B me 20.6%, dhe ALBA KONSTRUKSION me 17,8%.
Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: ODA
Ato renditen me vlera minimale si 0.3%. Kompania që ka vendin e parë për vlerën më të lartë të kontraktuar Fusha shpk ka një eficensë buxhetore prej vetëm 0.7% ndërsa vendi i dytë G.P.G. COMPANY SHPK ka eficensë buxhetore në tenderim të llogaritur si 4.8%.
Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: ODA
Në total për të gjithë tenderat e bashkive ky indikator llogaritet 13.5%. Lista e tridhjetë shoqërive apo operatorëve të renditur sipas vlerës së kontratave të lidhura më bashkitë në periudhën nën hulumtim, karakterizohet nga shoqëri që funksionojnë në fushën e ndërtimit dhe konstruksioneve. Në tërësi 30 kompanitë kryesore të renditura si Klientët më të mëdhenj sipas vlerës kanë marrë 46% të totalit të vlerës së kontratave të lidhura në këtë periudhë kohore nën hulumtim. Kompania e parë në renditje Fusha SHPK ka marrë 7% të totalit të kontratave me vlerën 30.839.585.691 lekë, për periudhën korrik 2015 – janar 2017.
Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: ODA
Vlera Kontratash nga 30 Operatorët më të mëdhenj vs Totali i kontratave të lidhura
Burimi: Open Procurement Albania
Komente dhe Analiza: ODA
Këto të dhëna mbi Eficensën Buxhetore në tenderim për klientëve kryesor të Bashkive, sipas vlerave të kontratave janë hulumtuar nga AIS, si pjesë e aktiviteteve të projektit Monitoro Klient Privat të Bashkive, projekt i mbështetur nga Lëviz Albania, Demokracia në Lëvizje.
Kontribuoi: R.E