AIS, një organizatë joqeveritare promotore e të dhënave transparente open data për Shqipërinë, po publikon një analizë mbi shpërndarjen e Fondit të Zhvillimit të Rajoneve sipas bashkive dhe programeve. Të dhënat analizojnë programe dhe vepra të shpallura për tenderim në periudhën 1 janar deri 11 korrik 2016. Në informacion nuk janë përfshirë programe nën financim të cilat janë tenderuar më parë, apo janë në pritje për shpallje tenderimi.

Bazuar në të dhëna të databazës Prokurime Transparente Open Procurement.al në këtë periudhë me buxhetim nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, janë tenderuar 33 projekte investimi me vlerë fondi limit pa TVSH prej 3 364 641 521 (tre miliard e treqind e gjashtëdhjetë e katër milion e gjashtëqind e dyzet e një mijë e pesëqind e njëzet e një lekë).

 Këto 33 tendera për investime, të mbështetura nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve janë shpërndarë për njëzet e pesë njësi të qeverisjes vendore. Bashki që kanë tenderuar më shumë se një investim me buxhetim nga ky Fond, janë: Bashkia Ura Vajgurore me 3 tendera dhe Bashkitë Tiranë, Memaliaj, Divjakë, Elbasan, Patos, Pukë dhe Gjirokastër.

Bazuar në vlera Bashkia me buxhetim më të lartë nga ky fond për tendera të shpallur në këtë periudhë është ajo e Tiranës pasuar nga Kruja. Në listën e dhjetë bashkive më të financuara nga ky fond janë edhe  bashkitë Tiranë, Krujë, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Memaliaj, Divjaka, Elbasani, Patosi, Kurbini dhe Delvina.


Burimi i Informacionit: Open Procurement Albania http://www.openprocurement.al/sq/tender/list/keyword/Fondi%20i%20Zhvillimit%20te%20Rajoneve?
Komentet dhe analiza: ODA

Investime, Tendera të financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, sipas Vlerës së Prokuruar dhe Bashkive 1 janar – 11 korrik 2016



Burimi i Informacionit: Open Procurement Albania http://www.openprocurement.al/sq/tender/list/keyword/Fondi%20i%20Zhvillimit%20te%20Rajoneve?
Komentet dhe analiza: ODA

Në këtë listë me tridhjetë e tre tenderime për njëzet e pesë bashki, janë vetëm tre njësi të qeverisura nga kryebashkiak të një force politike të djathtë.  Pjesa tjetër prej njëzet e dy njësish përfituese, janë bashki të qeverisura nga kryebashkiak të forcave politike të majta. Në total fondi limit i këtyre investimeve është shpërndarë në 94% e totalit të vlerës së vënë në dispozicion nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, tek bashki të drejtuara nga kryebashkiak nga forca politike të majta dhe 6% drejt bashkive drejtuar nga kryebashkiak të forcave politike të djathta.


Burimi i Informacionit: Open Procurement Albania http://www.openprocurement.al/sq/tender/list/keyword/Fondi%20i%20Zhvillimit%20te%20Rajoneve?
Komentet dhe analiza: ODA

Nëse shikojmë sipas projekteve, vlerën më të lartë të financimit e ka përfituar investimi për Rikualifikimin Urban të Sheshit Skënderbej, Faza e Parë, pasuar po nga një investim në Bashkinë e Tiranës, si dhe është Rikualifikim Urban i Bllokut Nr. 1 Lapraka, (kufizuar nga rrugët Don Bosko, Shinat e Trenit Filanto, Turhan Pashë Përmeti, Ibrahim Pashë Bushatlliu, Lord Bajron, Riza Cuka, Learton Vathi, Pandi Dardha  dhe rruga Dritan Hoxha. Projekti i tretë sipas tenderimeve me vlerë më të financuar për këtë periudhë, është Zgjerim i Rrugës hyrëse të qytetit të Krujës, parkimi dhe Rikualifikimi i Qendrës së Qytetit.


Burimi i Informacionit: Open Procurement Albania http://www.openprocurement.al/sq/tender/list/keyword/Fondi%20i%20Zhvillimit%20te%20Rajoneve?
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi i Informacionit: Open Procurement Albania http://www.openprocurement.al/sq/tender/list/keyword/Fondi%20i%20Zhvillimit%20te%20Rajoneve?
Komentet dhe analiza: ODA

Projektet dhe Natyra e Financimit të Tenderave te Financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve 1 Janar – 11 Korrik 2016


Burimi i Informacionit: Open Procurement Albania http://www.openprocurement.al/sq/tender/list/keyword/Fondi%20i%20Zhvillimit%20te%20Rajoneve?
Komentet dhe analiza: ODA

Ajo që bie në sy në financimet për projekte të zonave më me pak zhvillim, në veri të vendit, është mbështetja për programe me impakt kryesisht estetik dhe argëtues si rikualifikim godinash apo ndërtime palestrash. Kjo kundrejt investimeve më utilitare dhe më me impakt zhvillimor të infrastrukturës bazikë si rrugë, ujësjellës dhe facilitete urbanistike.

Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, përcaktohet dhe shpërndahet sipas një procedure me konkurrim. Fondi është pjesë e Buxhetit të Shtetit, përfitohet nga njësi të qeverisjes vendore por vendimmarrja është në nivel qendror. Mbledhjet vendimmarrëse dhe sistemi i vlerësimit për projektet nuk janë aplikuar asnjëherë të hapura për publikun. Informacioni mbi projektet e prezantuara dhe vlerat, nuk publikohet në një variant lehtësisht të gjetshëm dhe analizueshëm për aktorë të interesuar mbi shpërndarjen e drejtë dhe eficente të tij.

Ky artikull është realizuar mbi të dhëna dhe filtra kërkimi të portalit Open Procurement Albania, portal që synon të hapë të dhëna për prokurime publike të njësive të qeverisjes vendore. Portali realizohet nga AIS me suport financiar të NED National Endowment for Democracy. Po tek ky portal mund të monitorohen të tjera investime dhe tenderime publike për njësi të qeverisjes vendore. Portali mundëson kërkim dhe analizë sipas instrumenteve për filtrim, dhe për çdo tender siguron një pasaportë me të dhëna për ecurinë dhe specifikimet teknike.

Kontribuoi: Eva Meqemeja