Erinda Ballanca u zgjodh Avokat i Popullit me  datë 22 maj 2017 me një mandat 5-vjeçar, sipas vendimit të Kuvendit nr. 70/2017.
Ballanca, në rrethin politik por edhe më gjërë, lakohet si avokatja e kreut të PD –së, Lulzim Basha. Dhe jo rastësisht, por për shkak të përfshirjes së saj në rastet që kanë të bëjnë me familjen e Bashës.
Në janar të vitit 2018 u zbardh vendimi i Gjykatës së Strasburgut, që  detyron qeverinë të dëmshpërblejë pronarët e pallatit të prishur me 16,8 milionë euro, me pretendimin se prishja ishte e paligjshme.
Ndërkaq ky vendim hodhi dritë mbi një tjetër skandal. Pasi kjo çështje, ku palë ishte edhe Xhaferr Isufi, vjehrri i Lulzim Bashës, i cili përfitonte 13 milionë euro,  ishte përfaqësuar në Strasburg, nga Erinda Ballanca, sot Avokate e Popullit.
Por, neni 10 i Ligjit për Avokatin e Popullit, saktëson se Avokatit të Popullit i ndalohet të bëjë pjesë në parti apo organizata politike, të kryejë veprimtari tjetër politike, shtetërore e profesionale dhe të marrë pjesë në organizmat drejtues të organizatave shoqërore, ekonomike dhe tregtare.
Në këtë mënyrë, Erinda Ballanca ka  shkelur ligjin, duke bërë avokaten e vjehrrit të Bashës, në Strasburg.
Skandali nuk mbaron vetëm me të qenit e Ballancës në konflikt interesi, por vijon më tej.
Pasi, mes atyre që kërkon të marrë dëmshpërblim nga paratë e qytetarëve  shqiptarë është vetë e ashtuquajtura Avokate e Popullit, Erinda Ballanca, e cila kishte blerë apartament tek kompleksi i vjehrrit të Lulzim Bashës.
Kështu Erinda Ballanca mbetet de fakto avokatja e Lulzim e Bashës  dhe  avokatja kundër popullit dhe shtetit shqiptar.
Pasi ka kërkuar rrjepjen e qytetarëve, për të plotësuar luksin e saj, Ballanca, së fundmi është përfshirë dhe në një tjetër skandal.
Pak ditë ma parë ajo shfaq publikisht duke i dhënë mbështetje të hapur gjyqtares së Kushtetueses Altina Xhoxhaj, e cila nuk mundi të justifikonte apartamentet dhe miliona lekë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në këto rrethana shihet se sa i pavarur është institucioni i Avokatit të Popullit.
“Avokatja e Bashës”, duket se nuk do t ‘ia dijë për ligje apo pavarësi institucioni. Ballanca duket e gatshme që edhe pse në konflikt të hapur interesi të “grabisë” qytetarët, vetëm e vetëm, që luksi i saj të mos cënohet.
Sipas deklarimit të pasurisë pranë ILDKPKI -së, luksi i Erinda Ballancës nuk njeh kufij.
Ballanca ka deklaruar se posedon një vilë në Mullet të Tiranës me vlerë 451 mijë euro.
Gjithashtu ajo ka deklaruar se në datën 05.09.2013 ka nënshkruar një kontratë, për blerje të një shtëpie banimi me sipërfaqe ndërtese 603 m2 dhe parcelë 1 547 m2 në Mullet, me vlerë 451 000 euro.
Si burim të ardhurash për justifikimin e kësaj shume, ajo ka deklaruar të ardhura nga paga, dividentë dhe kredi bankare.
Më tej, Avokatja e Popullit deklaron se ka marrë një kredi bankare me 30.05.2016 me principal 100 000 euro, me afat shlyerje 13 vjet, interes 2.85% dhe këst mujor 770 euro.
Ballanca deklaron 61 000 000 lekë nga shpërndarja e fitimeve në kompaninë LawOffice sh.p.k, ku është ortake e vetme, në harkun kohor nga viti 2009 deri në vitin 2017.
Gjatë  të njëjtës periudhë,  Ballanca deklaron se ka përfituar 50 000 000 lekë të ardhur si administratore e kompanisë. Një  tjetër kontratë në vitin 2009, për blerje apartamenti me sipërfaqe 125 m2 dhe garazhi, me vlerë 150 000 euro, është deklaruar nga Ballanca.
Ndër të tjera, Ballanca ka deklaruar  edhe apartamentin e banimit, në Vlorë, me sipërfaqe 92.69 m2, me vlerë 75 000 euro.  Nuk kanë të mbaruar apartamentet e Avokates së Popullit.
LEXO EDHE:  Perversitet në Kuvend/ Zbardhet pasuria e deputetit të video-skandalit erotik
Sipas të dhënave  të Open Spending Albania ajo rezulton pronare e një apartamenti tjetër në Tiranë, me sipërfaqe 107 m2
Ballanca gjithashtu është pronare me 1/3 pjesë e një tjetër apartament banimi me sipërfaqe 55.3 m2 në Rr. Todi Shkurti, Tiranë.
Pasuria e Erinda Ballancës
Pronare me 100% e një ap. banimi me sip. 107 m2 në Rr. Brigada VIII, Tiranë, kontraktuar në vitin 2001, përfituar 50% e pronësisë në vitin 2002 dhe total pronësia në vitin 2012. Apartamenti është blerë për 57 000 dollar me të ardhura nga kursime dhe kredi bankare shlyer total detyrimi në vitin 2013 dhe është rivlerësuar më 14.09.2011 për 18 725 000 lekë.
Pronare e 1/8 pjesë takuese e një shtëpie banimi në Tiranë, me sipërfaqe ndërtese 76.5 m2 dhe sip. trualli 432 m2. Pasuria është krijuar në vitin 1924 nga stërgjyshi dhe ka kaluar tek trashëgimtarët ligjorë. Çmimi i referencës për truallin sipas VKM përkatëse është 66 906 lekë/m2.
Pronare e 1/3 pjesë takuese e një ap. banimi me sip. 55.3m2 në Rr. Todi Shkurti, Tiranë, përfituar me privatizim në vitin 1994 nga e ëma znj. Natasha Ballanca (kryefamiljare), 9 960 lekë. Aktualisht apartamenti është i rënduar me barrë hipotekore prej familjes së vëllait.
Kontratë sipërmarrje e datës 26.06.2009 për blerje apartament me sipërfaqe 125 m2 dhe garazhi, ende në proces ndërtimi, për vlerën 150 000 euro, nga të cilat janë likujduar 145 000 euro me të ardhura nga paga dhe dividentë ndër vite dhe kanë mbetur pa shlyer 5 000 euro.
Kontratë sipërmarrje e datës 12.04.2013 për blerje apartament banimi në Vlorë me sipërfaqe 92.69 m2 dhe sipërfaqe të përbashkëta 14.38 m2, 75 000 euro. Apartamenti është shpronësuar sipas VKM 1015, datë 27.11.2013 dhe çështja është në proces gjyqësor për dëmshpërblim. Vlera e dëmshpërblimit sipas vendimit gjyqësor të Gjykatës së Apelit Administrativ është 131 000 euro, të cilat ende nuk janë marrë nga Znj. Ballanca pasi çështja është pezulluar në Gjykatën e Lartë.
Kontratë sipërmarrje e datës 05.09.2013 për blerje shtëpi banimi me sipërfaqe ndërtese 603 m2 dhe sip. parcele 1 547 m2 në Mullet, Tiranë, 451 000 euro, nga të cilat janë likujduar 201 000 euro me të ardhura nga paga, dividentë dhe kredi bankare.
Llogari bankare, gjendje 9 263 euro.
Llogari bankare, gjendje 8 652 dollar.
Llogari bankare, gjendje 4 293 euro.
Llogari bankare, gjendje 137 602 lekë.
Llogari bankare, gjendje 129 euro.
Gjendje para cash, 400 000 lekë.
Pronare me 100% e një automjeti tip Mitsubishi Outlender, blerë në vitin 2010 për 22 000 euro ose 3 047 000 lekë, me të ardhura nga shitje automjeti dhe paga.
Për periudhën 1996-1998 ka punuar pranë Studio Legale Tonucci sh.p.k.
Për periudhën 1998-2009 ka ushtruar aktivitet privat avokate dhe ka patur kontratë ekskluzive shërbimesh me Studio Legale Tonucci sh.p.k.
Për periudhën 2009-15.06.2017 administratore dhe ortake e vetme e “Ballanca LaëOffice sh.p.k”. Të ardhurat e përfituara si administratore kanë qenë rreth 50 000 000 lekë dhe të ardhurat nga dividentë rreth 61 000 000 lekë.
Deklaron të ardhura nga qira sipas kontratës së datës 01.05.2016, 616 280 lekë.
Përfituar nga trashëgimia e gjyshërve 5 300 dollar.
Kredi bankare marrë më 30.05.2016 me principal 100 000 euro, afat shlyerje 13 vjet, interes 2.85% dhe këst mujor 770 euro. Detyrimi i mbetur në datën e deklarimit është 93 027 euro.
Detyrim i mbetur papaguar për blerjen e shtëpisë në Mullet, 250 000 euro.
Detyrim i mbetur papaguar për blerjen e apartamentit dhe garazhit, 5 000 euro./CNA.al