Një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve  s’kanë para as për të ngrënë. Për këtë arsye ata marrin borxhe apo ua dhurojnë , motrat, vellëzërit, kunetërit e mbarë fisi.
Sigurisht që kjo nuk është e vërtetë. Por, ky fenomen është kthyer në legjendë urbane në Shqipëri, duke patur parasysh se çfarë ata kanë deklaruar pranë ILDKPKI-së.
Madje qytetarët me nota humori, pasi lexojnë në media për pasurinë e tyre, apelojnë për hapjen e një xhiro-llogarie për t’i ndihmuar të varfërit e drejtësisë.
Në fakt, kjo situatë nuk është për të qeshur, por për të dhënë alarmin se korrupsioni në prokurori e gjykata është ulur këmbëkryq dhe për pasojë qytetarët në mjaft raste i zgjidhin gjërat me vet-gjyqësi.
Gjatë karrierës se saj gjyqtare, Hajredinaj është lakuar edhe për ndryshimin e moshës, pasi sipas formularit të vetdeklarimit, ka ulur moshën me tre vjet.
Në formularin e vetëdeklarimit, Hajredinaj thotë se ka lindur në datën 01.11.1969, por sipas saj, kjo datëlindje është një gabim i zyrës së gjendjes civile. Ajo thotë se ka lindur në datën 01.11.1972, pra tre vjet më vonë.
Gabim i gjendjes civile, apo dëshira e Hajredinajt për të ulur moshën, për arsye që i di ajo?
Gjyqtarja Flora Hajredinaj, njihet edhe si “gjyqtarja e Zaganit”.
Zagani u arrestua në 3 Maj të vitit 2014 me akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi dyshohej për dekonspirim të operacioneve antidrogë.
Arresti ndaj Zaganit u bë pasi më 2 maj 2014 gjyqtarja Flora Hajredinaj kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë në mungesë arrest me burg për shpërdorim detyre e moskallëzim krimi, masë kjo e kërkuar nga prokurori Anton Martini.
Në korrik 2015, Dritan Zagani u lirua nga Prokuroria, pa dalë ndonjëherë  gjykatës, ndërsa gjyqtarja që kishte marrë për sipër çështjen e tij, është i vendosur në listën e zezë të gjykatësve shqiptarë nga Shtetet e Bashkuara.
Së fundmi gjyqtarja Hajredinaj ka në dorë edhe rastin e 39 të arrestuarve për trafik të emigrantëve nga Shqipëria drejt SHBA-ve, Kanadasë e Anglisë.
Në kuadër të Vettingut, CNA.al , po sjell pasuritë e deklaruara nga vetë gjyqtarët dhe prokurorët.
Gjyqtarja e Krimeve të Rënda Flora Hajredinaj, rezulton se ka marrë dhuratë nga kunati 4990 dollarë dhe 871. 34 euro. Kush nuk do të donte një kunat si i gjyqtares Hajredinaj.
Viti 2014, sipas Open Spending Albania
Të ardhura nga pagat si gjyqtare, 1 695 082 lekë.
Të ardhura nga vizita studimore në Itali, organizuar dhe financuar nga OPDAT dhe PAMECA IV, 670 dollarë.
Bashkëshorti, të ardhura si ndihmësadministrator pranë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara në Ministrinë e Financave, 437 170 lekë.
Shtesa në kursimet vjetore, 450 000 lekë.
Hua dhënë vëllait, 800 000 lekë.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 000 000 lekë, me afat 300 muaj, normë interesi 3 %, detyrimi financiar i pashlyer, 3 728 161 lekë.
Viti 2016
Shtuar nga kursimet vjetore, bashkëshortore (të ardhura nga paga, shpërblime, orë jashtë orarit)
Shtuar dhuratë nga kunati dhe familja e tij në shumat 4990 dollarë dhe 871. 34 euro.
Llogari e pakësuar si rezultat i dhënies hua babait, pa afat (nga kursimet ndër vite bashkëshortore), në shumën 250 000 lekë.
Paga si gjyqtare dhe të ardhura të tjera si rezultat i orëve jashtë orarit, shpërblime të tjera për shkak të pozicionit, në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimeve të Rënda,në shumën 1 708 828 lekë.
Shlyerje kredie me keto terma: Shuma 5 000 000 lekë, me afat 300 muaj, interes 3 përqind në vit, me këst mujor 23.710.4 lekë, disbursuar me datë 30.08.2006. Janë paguar 284 526.84 lekë prej tq cilave principali është 180.401.38 lekë. Janë pa paguar 3 372.683.73 lekë.
Paga dhe të ardhura të bashkëshortit si ndihmës-administrator pranë Agjencisë së Administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, në Ministrinë e Financave, në shumën 452 110 lekë.