Analiza, zgjedhjet vendore më shumë tension se të përgjithshmet

Zgjdhjet për pushtetin vendor shoqërohen me një kriminalitet elektroral më të lartë sesa proceset e zgjedhjeve të përgjithshme. Është ky konkluzioni i hulumtimit të realizuar nga portali open.data.al. Sipas kësaj analize, kodi Penal aktual përmban tetë nene ku parashikohen vepra apo kundravajtje penale që cenojnë proceset zgjedhore. Ndërsa Kodi Zgjedhor në dy nene të tij përkufizon si veprime të dënueshme akte si votimi më shumë…

Standardi, në 100 qytetarë, 30 me diplomë

Kushti i vendosur nga Këshilli i Europës sugjeron shtim të të diplomuarve Në një kohë kur debati dhe diskutimet lidhur me arsimin janë të përditshme në auditorët me studentë, në nivel ekspertësh, por edhe në familjet shqiptare, një sugjerim vjen nga Këshilli i Europës. Shqipëria duhet të plotësojë normën e 30 të diplomuarve ndër 100 qytetarë, për të arritur standarde dhe cilësi në arsimin e…

Papunësia, ulje 0.4% në 2011-ën

Papunësia ka shënuar një ulje të lehtë, me 0.4%, gjatë një viti dhe rezulton se, gjatë tremujorit të parë 2011, forca e punës në vend përbëhet nga 1.063.275 persona, ndërsa shkalla e papunësisë së regjistruar është 13.43%. Në shifrat e fundit të Institutit të Statistikave thuhet, se numri mesatar i të punësuarve në sektorin privat bujqësor, për tremujorin e tretë dhe të katërt të 2010-ës…

Open Data Albania: Shqiptarët më shumë lekë për borxhin, se për arsimin

Shqiptarët paguajnë më shumë për borxhin e vendit se sa për sektorë bazë si arsimi, shëndetësia, mbrojtja, mjedisi etj. Portali Opean Data Albania ka kryer hulumtimin me temë “Ku shkojnë paratë e shqiptarëve” dhe ka konstatuar se 83,3 lekë nga të ardhurat ditore të secilit prej nesh shkojnë për mbulimin e kostove të borxhit, apo ndryshe, për pagimin e interesave të kredive që iu janë…

Shqiptarët jetojnë më gjatë se serbët

Grekët janë me jetëgjatët në Ballkan. Shqiptarët jetojnë më shumë se serbët dhe maqedonasit. Bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi pritshmërinë e jetëgjatësisë në lindje në Shqipëri, duke bërë  edhe një krahasim me rajonin. Pritshmëria e jetëgjatësisë tregon numrin e viteve, që një i porsalindur pritet të jetojë, nëse kushtet e vdekshmërisë nuk ndryshojnë gjatë gjithë…

Shqipëria piramidë, ka falimentuar ekonomikisht

Shqipëria është shteti që ka falimentuar brenda shtetit. Borxhet e jashtme dhe të brendshme kanë krijuar një sistem piramidë që për inerci e mban në këmbë, por që realisht është e zhytur deri në grykë. Vendi aktualisht në arkën e tij nuk mund të përballojë dot më as pagesan e rrogave dhe pensioneve aktuale, asistencës ekonomike për familjet e varfra dhe shërbimet e tjera publike.…

News24 – Kosto e rrugës Durrës – Kukës 98.7 mld lekë

TIRANE- Ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës konsiderohet si një ndër projektet që ka shkaktuar dy problemet kryesore të financave publike, që janë borxhi i lartë publik dhe niveli i lartë i deficitit buxhetor. “Open Data Albania”, një projekt i financuar nga SOROS-i, ka realizuar një analizë për këtë projekt, bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave. Sipas kësaj analize, rruga Durrës-Kukës ka kushtuar në…

Zgjedhjet e 8 Majit, më të kushtueshmet në 14 vjet

“OPEN DATA Albania” ka publikuar të dhëna mbi shpenzimet zgjedhore sipas buxhetit të shtetit gjatë viteve 2003-2011 Zgjedhjet për pushtetin lokal të cilat do të realizohen në 8 maj do të jenë zgjedhjet më të kushtueshme në 14 vitet e fundit. Në bazë të të dhënave zyrtare dhe nxjerrjes së statistikave “OPEN DATA Albania” ka publikuar të dhëna mbi shpenzimet zgjedhore sipas buxhetit të shtetit…

Shqiptarët, më shumë kredi për të blerë shtëpi

Shqiptarët e gjejnë tek kredimarrja zgjidhjen për të blerë shtëpi. Pjesa më e madhe e kredive të lëshuara nga bankat tregtare ndaj individëve kanë për qëllim blerjen e banesave duke e kthyer këtë sektor në një ndër më të financuarit në vend. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, më shumë se 70 për qind e totalit të kredisë së lëshuar nga bankat është përdorur…

Eurobondi, Shqipëria paguan interes 22,5 milionë euro çdo vit

Sipas të dhënave të ODA-s, vihet re një rritje e peshës së borxhit të jashtëm Gjatë vitit 2010 Shqipëria emetoi për herë të parë eurobond-in në tregun e huaj të kapitaleve me shumën 300 milionë euro me maturim 04/11/2015. Pagesa e interesit vjetor për këtë obligacion është 7.5 ose 22.5 milionë euro në vit. Të ardhurat nga eurobond-i u përdorën për parapagimin e kredisë së…

“Open Data.al”, portali i statistikave

Statistika të plota ndër vite, por edhe ato aktuale. Në 6 muajt e aktivitetit të tij, portali “OpenData.al” i ka ofruar publikut, ekspertëve dhe jo vetëm, analiza dhe statistika nga sektorë të ndryshëm të fushave social-ekonomike në Shqipëri dhe Kosovë. Drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Për një Shoqëri të Hapur në Shqipëri”, Andi Dobrushaj tha se, informacioni i paraqitur nga ky portal përdor metodologji statistikore për…

Shqiptarët, pas grekëve për jetëgjatësinë

Grekët me jetëgjatët në Ballkan. Shqiptarët jetojnë më shumë se serbët dhe maqedonasit. Bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi pritshmërinë e jetëgjatësisë në lindje në Shqipëri duke kryer edhe një krahasim me rajonin. Pritshmëria e jetëgjatësisë tregon numrin e viteve, që një i porsalindur pritet të jetojë, nëse kushtet e vdekshmërisë nuk ndryshojnë gjatë gjithë jetës…

Gratë në moshën e internetit

E keni parasysh atë reklamën e një kompanie telefonash me mamanë që mundohet t’i marrë pluhurat kompjuterit kur e gjen të lirë, pasi djali nuk shkëputet kurrë që andej? Përtej gjetjes si reklamë, ai është shembulli më i mirë për të treguar se ku gjenden gratë sot në raport me teknologjitë e informacionit: ato janë duke marrë pluhurat! Këtu e kam fjalën për masën kritike…