Databaza Akses Info Drejtësi është një minierë me të dhëna për Sistemin e Drejtësisë. Për secilin Individ të Promovuar dhe kualifikuar në procesin e Vettingut është krijuar një pasaportë me informacion, dokumenta dhe të dhëna që bëjnë të mundur kontrollin publik të integritetit të Individit. Këto të dhëna janë mirë-strukturuar dhe krijojnë një model për Regjistrin e Magjistratit . Ky Regjistër është detyrim ligjor për institucionet e reja të drejtësisë ende i pakrijuar. Akses Drejtësi ka të dhëna mbi CV, vetdeklarimet publike, kulifikimet, kërkimet shkencore, promovimet në detyrë, masat disiplinore, deklarim të aseteve pasurore për secilin individ Gjyqtar dhe Prokuror. Gjithashtu Akses Drejtësi bën të mundur në akses sipas makinës të kërkimit për çdo dokument të institucioneve të reja të drejtësisë si akte, vendime, procesverbale, raporte etj. AIS organizata promotore e Open Data për Shqipërinë ka krijuar dhe mirëmban këtë minierë të të dhënave.