Risk Assesment Open Procurement Albania algoritmi për vlerësim të tenderimeve të 61 Bashkive në vend ka nxitur dhe forcuar gazetarinë e bazuar në të dhëna si gazetari qytetare. JOQ Një portal i njohur masivisht dhe i famshëm për sensin satirik ka publikuar një listë me individ dhe biznese të pagëzuara si Klient të Bashkive. Këto Biznese rezultojnë se kanë fituar me negocim të drejtpërdrejtë dhe pa garë një pjesë të mirë të kontratave me bashki të caktuara. Lista bazohet tek instrumenti anti korrupsion për vlerësim risku dhe klientelizimi në tenderim Red Flag Algoritëm. Ky instrument është krijuar nga AIS. Fenomeni i ilustruar me të dhëna, njihet si procesi i përqendrimit i parasë publike në pak duar përmes procedurave pa garë dhe me risk të lartë për klientelizëm.Aplikimi i databazave më të dhëna të hapura dhe listim automatik përmes algoritmeve, është një proces që AIS bën prej 5 vitesh duke nxitur kultutën watchdog në nivele bashkish.