Transaksione Thesari është një shërbim që ofrohet nga organizata AIS me qëllim informim, transparencë, monitorim dhe llogaridhënie për taksapaguesit. Shërbimi u jep mundësi qytetarëve të mësojnë si shpenzojnë Institucionet Publike paratë e tyre. Të dhënat kanë burim parësor Sistemin e Shpenzimeve të Zyrës Qendrore të Thesarit. Informacioni i ofruar nga AIS përmes dy portaleve Spending Data Albania dhe Open Data Albania liston çdo pagesë, transaksion thesari të realizuar nga 1895 institucione buxhetore në vend. Të dhënat janë të plota nga data janar 2012 deri në ditët aktuale. Duke analizuar rekordet e kësaj databaze të mirë strukturuar, mund të kuptohet dhe monitorohen shpenzimet me para të taksapaguesve.