Kush po bën biznes në Shqipëri??? OpenCorporates Albania krijon çdo muaj pasaporta me informacion dhe dokumenta për Kompani Biznesi që regjistrohen për aktivitet ekonomik në Shqipëri. Janar – Shtator 2020, janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit vetëm 1884 kompani. Nga këto me kapital aksionar Italian (pjesërisht apo plotësisht) janë 215; 57 shoqëri të regjistruara në 2020 rezultojnë me kapital (aksioner apo ortak) shtetas Egjiptian. 15 biznese ku ortak apo aksioner janë edhe shtetas me pasaportë Gjermane dhe 12 shoqëri biznesi me ortak shtetas me pasaportë Greke. Makina e Kërkimit tek OpenCorporates.al ju liston biznese sipas origjinës së kapitalit, vitit të themelimit, objektit, vlerave të aksioneve, formës ligjore dhe identitetit të Zotëruesit të Kompanisë. Databaza Open Corporates Albania funksionon sipas standardeve të OpenData dhe mirë-strukturon informacion dhe dokumenta të regjistrave shtetëror publik.