Open Procurement Albania prej vitit 2015 monitoron të gjithë tenderat e 61 Bashkive snë Vend. Monitorimi bëhet përmes mirë-strukturimit të të dhënave dhe dokumenteve, si dhe aplikimit të një algoritmi për vlerësim të riskut dhe markim me RedFalg të tenderave Problematik. Mungesa e Garës, mungesa e Konkurueshmërisë, Skualifikimi i Ofertuesve me oferta më të vlefshme ekonomikisht, negocimet e pajustifikuara dhe anullimet e procedurës për faj të sistemit dhe zyrtarëve publik janë elementët mbi të cilët tenderi markohet me risk të lartë për parregullsi, klientelizëm apo korrupsion. Në vitin e fundit Open Procurement Albania përmes algoritmit për Vlerësim Risku në tenderim ka markuar me RedFlag 30% të tenderave. Një vit më parë ky indikator qëndronte në nivelin 10-15%.