Java e Integritetit dhe Dita Botërore kundër Koruspionit janë finalizuar me disa çmime vlerësimi për aktor të rëndësishëm dhe aktiv në vend. Organizata jonë e njohur si promotore e Open Data Albania u vlerësua me çmimin për Civil Society Action . Çmimi është dhënë me motivin Si Kontribues në fuqizimin e llogaridhënies dhe përmirësimin e politkëbërjes. Gjithashtu për kontribut në Promovimin e Transparencës, Llogaridhënies dhe Pjesëmarrjes Qytetare përmes përdorimit të inovacionit dhe teknologjisë së informacionit. Java e Integritetit është një Iniciative e ICC Albania me mbështetje të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës; Delegacionit të EU në Tiranë; Ministrisë së Drejtësisë dhe partner Mediatik A2CNN. Për vlerësim u nominuan 15 aktor të rëndësishëm.