Numër në rritje i vdekjeve në spitalet Covid – 19 është shënuar javët e fundit. Të dhënat e përpunuara në grafikët e Open Data Albania flasin për rritje disafish në krahasim me muajt nga Marsi deri në Tetor. Në muaji Nëntor janë shënuar në vendin tonë 301 vdekje në spitale me diagnozën Covid 19. Në muajin dhjetor të vdekurit janë mesatarisht 15 çdo ditë. Deri me 31.12.2020 vetëm 8.98% e totalit të popullsisë kanë siguruar një testim, dhe rreth 2% e popullsisë ka rezultuar e infektuar nga Marsi deri Dhjetor. Të dhënat janë sipas raportimit të Autoriteteve Shtetërore, ku nuk shënohen personat e vdekur gjatë mjekimit në një spital të huaj, personat që vdesin të sëmurë, pasi janë fillimisht me Covid 19 por të verifikuar më tej si negative në tampon dhe të vdekur në spitale me pasoja afatgjata të sëmundjes. Në datën 30 Nëntor, të infektuar aktiv në vend janë 18 523 ose më saktë 49% e totalit të infektimeve nga fillimi I Pandemisë në Muajin Mars. Të dhënat përditësohen në faqen e Open.Data.Al/Covid-19/.