Fuqizim i të rinjve përmes trajnimeve online dhe mundësive për tu punësuar në tregun Tech-Industry. Ky është imapkti i projektit të zbatuar nga dy organizata në Kosovë dhe Shqipëri ODK dhe AIS. Projekti bëri të mundur që nxënës të shkollave rurale në Kurbin dhe Lezhë të trajnohen dhe mentorohen në tre nivele aftësimi përmes platformës Kursori.al.  30 nxënës nga më të mirët tashmë të certifikuar për aftësitë e tyre si zhvillues (developer) punuan sëbashku gjatë bootcamp për të programuar me një ide biznesi. Në fund punët u ndoqën nga përfaqësues të bizneseve në Thech-Industry në Shqipëri dhe Kosovë të cilët janë në kërkim për junion staf në kompanitë e tyre. Kursori.al dhe Bootcamp janë aktivitete të projektit tonë Open ICT Education for Youth Employability, financuar nga European Union në Shqipëri si pjesë e IPA Cross Brder Cooperation Albania – Kosovo. Punët e suksesshme të zhvilluara në Botcamp ju mund ti gjeni në faqen tonë dhe në rrjete sociale të AIS dhe ODK.