1 në 3 tender pa garë të ndershme, Të dhëna të hapura nxisin gazetarinë investigative denoncojnë korrupsion me para tw taksapaguesve

Në datën 7 janar emisioni investigative TopStory nw Top Channell denoncoi[1] forma të mashtrimit përmes tenderimeve prokurimeve publike. Në program u sollën fakte tronditëse pwr një në çdo tre tendera pa garë të ndershme.  300 milion euro, para të taksapaguesve rezultojnë çdo vit të humbura, abuzuara dhe vjedhura përmes tenderimeve me element klientelist. Organizata AIS promotore e të dhënave të hapura në Shqipëri kontribuoi në këtë investigim të guximshëm televiziv, përmes të dhënave të çliruara: Konkretisht: Të dhëna për tenderime dhe kontrata me problem të garës të publikuara në portalin Open Procurement Albania; të dhëna për shoqëri klienteliste të publikuara tek Open Corporates Albania dhe të dhëna për pagesa nga Buxheti i Shtetit të publikuara në Spending Data Albania. Prej katër vitesh AIS zbardh të dhëna dhe vlerëson riskun për parregullsi në tenderim njohur si RedFlag Prokurime duke zbardhur informacion dhe defekte të garës për çdo tender të mbajtur nga Bashkitë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Autoriteti Shqiptar i Rrugëve, Sektori Shëndetësi, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, Shoqëritë me Zotërim Publik.


[1] http://ais.al/new/en/7-january-2020-top-story-media-programme-1-in-3-tenders-with-no-fair-competition-open-data-promote-investigative-journalism-and-enable-reporting-of-corruption-over-albanian-taxpayers-money/