Tender dhe Prokurime në kohë epidemish, Qeveria Shqiptare nuk ka ndërprerë procedurat e zakonshme të prokurimit. Programi i Rindërtimit sapo ka filluar me tenderime në muajin Mars. Open Procurement Albania publikon Prokurimet me vlerë fond limit total 9.4 miliard lekë (pa TVSH) për Shtëpi dhe Shkolla të dëmtuara nga Tërmeti. Qeveria përzgjedh “procedurë të kufizuar” duke shmangur konkurrimin  ofertimin e Hapur. Bazuar në Ligjin 9643 dhe 34 të VKM 914 rezulton se afati për dorëzimin e kërkesës për pjesëmarrje është 20 ditë. Kriter të cilin Autoriteti nuk e ka respektuar duke rrezikuar procedurën. Data e dorëzimit është vendosur në kundërshtim me afatin 20 ditor.  Prokurimi është shpallur në datën 10 mars, afati për dorëzim dokumentesh është në datën 19 Mars vetëm nëntë ditë kalendarike http://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/293 .

Lista e Tenderëve është përditësuar në web-databazën tonë për prokurime publike të Fondit Shqiptar për Zhvillim. LINK http://openprocurement.al/sq/albaniandf/list