Në vitin 2020, Shteti Shqiptar Buxhetoi dhe Shpenzoi vetëm 13 923 Lekë për banorë (për frymë). Ky shpenzim për Katër Programet e Sektorit Shëndetësi. Ndërkohë për çdo të punësuar me pagë minimale paguhet në vit Kontribute Shëndetësore të Detyrueshme në masën 3.4% e pagës ose 10 608 Lekë (884 lekë në muaj shumëzim për 12 muaj në vit janë 10 608 Lekë). Për pagën 50 000 Lekë pagesa e detyrueshme për Fondin e Shëndetësisë është 29 400 Lekë. Dy herë më shumë pagesë nga rrogëtari pagë e deklaruar 50 000 Lekë se Shteti Shpenzime për Sistemin Shëndetësor për frymë.

Nëse shikojmë peshën në përqindje e totalit të buxhetit të katër Programeve të Shëndetësisë në raport tek totalin e Shpenzimeve të Buxhetit, për periudhën 2010-2012 vihet re një rritje e peshës në këto programe, nga 6.8% në 7.7% të shpenzimeve totale të sistemit buxhetor.

Në vitin 2018 dhe në vitin 2019 ky raport shfaqet i pandryshueshëm në 7.3%. Ndërsa referuar Buxhetit të planifikuar për vitin 2020, ky raport ka pësuar sërish rënie në 6.8%, pra pavarësisht ndryshimeve të buxhetit të planifikuar për vitin 2020 si rezultat i gjendjes pandemike, shohim që pesha e shpenzimeve të programeve të shëndetësisë kundrejt totalit të shpenzimeve nuk ka rritje përkundrazi ka pësuar rënie.

Rritja në Vite: Shpenzimet faktike për banor (për frymë), të kryera për shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor, dytësor, shëndetit publik dhe shërbimin kombëtar të urgjencës, gjatë viteve 2010-2020, kanë variuar nga 8 447 deri 13 923 Lekë (tetë mijë e katërqind e dyzet e shtatë Lekë deri trembëdhjetë mijë e nëntëqind e njëzet e tre Lekë) lekë për frymë, ose shprehur në Euro rezultojnë nga 61-113 (gjashtëdhjetë e një-njëqind e trembëdhjetë) Euro si shpenzime vjetore.

Nga kjo analizë konstatohet se shpenzimet shëndetësore për banor janë relativisht të ulëta në vendin tonë.

Nëse do të analizonim shpenzimet faktike të katër programeve të shëndetësisë në raport me popullsinë, mund të konstatojmë se cilat janë shpenzimet kryesore shëndetësorë për frymë në Shqipëri.  

Lexo Artilkullin: http://ndiqparate.al/2021/03/29/shpenzime-per-fryme-programe-shteterore-shendetesi-2010-2020/

Të tjerë artikuj Shëndetësi: http://ndiqparate.al/category/shendetesi/

Artikuj Shëndetësi nga Open Data Albania muaji Mars http://ndiqparate.al/category/shendetesi/