Open Data Albania po hulumton mbi Shpenzime në Shëndetësi të financuara nga buxheti i shtetit në vitin 2010 deri 2020. Në analizë do të merren katër programet bazë të shëndetësisë sipas Buxhetit të Shtetit të Konsoliduar. Programet e lidhura drejtpërdrejt më Shëndetësinë janë programet si vijon: Shërbimi i Kujdesit Parësor; Shërbimi i Kujdesit Dytësor; Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Shërbimi Kombëtar i Urgjencës. Krahas ecurisë së shpenzimeve totale për secilin program, në këtë artikull do të paraqiten dhe shpenzimet shëndetësore për banorë (për frymë). Të dhënat mbi shpenzimet buxhetore janë marrë nga Ligjet i Buxhetit Faktik për secilin vit. Për vitin 2020 informacioni bazohet mbi planifikim sipas Aktit Normativ me ndryshime buxhetore Dhjetor 2020. Për të llogaritur shpenzimet për banorë, si e dhënë për Popullsinë është marrë projeksioni nga INSTAT. Për konvertimin e shpenzimeve në monedhën euro, është përdorur kursi i këmbimit mesatar vjetor që është marrë nga Banka e Shqipërisë. 


Të dhënat: Ligji Buxheti i Shtetit
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në vitin 2010 për këto katër programe shëndetësorë u shpenzuan (njëzet e katër pikë gjashtë) miliardë lekë. Dhjetë vjet më vonë në vitin 2020 sipas buxhetit kjo vlerë ka arritur 39.6 (tridhjetë e nëntë pikë gjashtë) miliardë lekë ose 320 milionë euro.


Të dhënat: Ligji Buxheti i Shtetit
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në vitin 2010 për këto katër programe shëndetësorë u shpenzuan (njëzet e katër pikë gjashtë) miliardë lekë. Dhjetë vjet më vonë në vitin 2020 sipas buxhetit kjo vlerë ka arritur 39.6 (tridhjetë e nëntë pikë gjashtë) miliardë lekë ose 320 milionë euro.


Të dhënat: Ligji Buxheti i Shtetit
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Rritja me bazë vjetore e totalit të shpenzime të Buxhetit të Shtetit në vitin 2020 kundrejt 2019 është me plus 17.8%. Duke qenë një vit pandemie dhe vit emergjence shëndetësore Programet e Drejtpërdrejta Shëndetësi nuk kanë marrë të njëjtën masë rritje. Tek katër programet e shëndetësisë rritja në vitin 2020 kundrejt 2019-ës është me plus 9.9%.

Shpenzimet faktike për banor (për frymë), të kryera për shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor, dytësor, shëndetit publik dhe shërbimin kombëtar të urgjencës, gjatë viteve 2010 -2020, kanë variuar nga 8 447 deri 13 923 Lekë (tetë mijë e katërqind e dyzet e shtatë Lekë deri trembëdhjetë mijë e nëntëqind e njëzet e tre Lekë) lekë për frymë, ose shprehur në Euro rezultojnë nga 61-113 (gjashtëdhjetë e një-njëqind e trembëdhjetë) euro si shpenzime vjetore. Nga kjo analizë konstatohet se shpenzimet shëndetësore për banor janë relativisht të ulëta në vendin tonë.

Duhet thënë që Popullsia sipas të dhënave të INSTAT bazuar tek Censusi i vitit 2011 nuk na jep një nivel të kënaqshëm të informacionit real pasi Censusi është tashmë i vjetër (10 vite) dhe po ashtu nuk ka indikator të qartë për numrin e rezidentëve real në vend. Nëse do të analizonim shpenzimet faktike të katër programeve të shëndetësisë në raport me popullsinë, mund të konstatojmë se cilat janë shpenzimet kryesore shëndetësorë për frymë në Shqipëri.  


Të dhënat: Ligji Buxheti i Shtetit
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Nëse shikojmë peshën në përqindje e totalit të buxhetit të katër Programeve të Shëndetësisë në raport tek totalin e Shpenzimeve të Buxhetit, për periudhën 2010-2012 vihet re një rritje e peshës në këto programe, nga 6.8% në 7.7% të shpenzimeve totale të sistemit buxhetor. Në vitin 2018 dhe në vitin 2019 ky raport shfaqet i pandryshueshëm në 7.3%. Ndërsa referuar Buxhetit të planifikuar për vitin 2020, ky raport ka pësuar sërish rënie në 6.8%, pra pavarësisht ndryshimeve të buxhetit të planifikuar për vitin 2020 si rezultat i gjendjes pandemike, shohim që pesha e shpenzimeve të programeve të shëndetësisë kundrejt totalit të shpenzimeve nuk ka rritje përkundrazi ka pësuar rënie.


Të dhënat: Ligji Buxheti i Shtetit
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: Ligji Buxheti i Shtetit
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Për të parë analizën e detajuar të shpenzimeve të programeve shëndetësisë për vitin 2020 dhe impaktin e pandemisë në financimin buxhetor, mund të lexoni artikullin Shpenzime Shëndetësi, Buxheti i Shtetit 2020 dhe Pandemia Covid-19. Gjithashtu për të analizuar të dhënat e detajuara të shpenzimeve shëndetësor sipas institucioneve buxhetore, mund të drejtoheni tek portali Spending Data Albania, rubrika Thesari.

Shkarko excel: Shpenzime për Frymë Programe Shtetërore Shëndetësi 2010-2020
Komente dhe Analiza: Open Data Albania