Gjashtëdhjetë e Gjashtë institucione drejtpërdrejt buxhetore kanë një numër prej 83 749 Punonjësish. Open Data Albania ka përditësuar të dhënat në lidhje me numrin e të punësuarve në institucionet buxhetore dhe analizon ndryshimet gjatë pesë vjecarit 2017-2021. Në vitin 2021 rezultojnë 66 institucione buxhetore, të cilat janë ministri, institucione varësie, agjenci apo institucione të tjera të pavarura dhe kushtetuese. Pagat e këtyre institucioneve mbulohen nga Buxheti i Shtetit.

Drejtpërdrejt Buxhetor nuk konsiderohen punonjës të Fondeve Skemë Publike, Bankës së Shqipërisë, Qeverive Lokale Bashki, Shoqëritë me Zotërim Shtetëror. Megjithëse Institucione Publike ato nuk janë buxhetore.

Në vitin 2021, janë 83 749 pozicione pune (tetëdhjetë e tre mijë e shtatëqind e dyzet e nëntë) buxhetore.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë zë rreth 37% të numrit total të të punësuarve buxhetorë për vitin 2021, me mbi 31 mijë të punësuar. Kjo peshë e lartë shpjegohet me shërbimet dhe programet që mbulon ky institucion.

Institucioni i dytë me numër më të lartë të të punësuarve është Ministria e Brendshme, e cila ka mbi 15 mijë të punësuar në 2021, ose 18% të totalit të institucioneve buxhetore. Edhe ky institucion paraqitet me një peshë të lartë sepse ndër programet kryesorë të këtij institucioni është ofrimi i shërbimit policor.

Institucionet e tjera me peshë të lartë janë Ministria e Mbrojtjes që do të ketë 11% të të punësuarve në institucione buxhetore, ose rreth mbi tetë mijë punonjës, vijon Ministria e Financave dhe Ekonomisë me rreth 6 mijë të punësuar, ose 7% e totalit, Ministria e Drejtësisë me 6% të numrit total, Ministria e Shëndetësisë me 5% etj.

76 648 (shtatëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e dyzet e tetë) janë vetëm të punësuarit në aparatin kryeministror, ministror dhe institucione të linjës, dhe përbëjnë 92% të totalit të të punësuarve në institucionet buxhetore.

Pjesa tjetër ose 7 101 (shtatë mijë e një qind e një) punonjës janë  në institucione të tjera Institucione të Pavarura ose Institucione Kushtetuese.

Nga vitit 2017 deri viti aktual numri i të punësuarve buxhetor është rritur me plus 2036 punonjës më shumë. Në vitin 2017 buxheti parashikonte 81 713 pozicione pune për buxhetor. Në vitin 2021 ky numër është 83 749.

Periudha 2019-2021 karakterizohet nga trendi rritës i numrit të punësuarve në institucione buxhetore, por rritja më e madhe rezulton në vitin 2020, ku llogariten 997 (nëntëqind e nëntëdhjetë e shtatë) punonjës më tepër se në vitin 2019. Rritja e vitit 2020, ishte kryesisht për shkak të krijimit dhe forcimit të institucioneve të reja të drejtësisë.

Në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020, rezultojnë 632 (gjashtëqind e tridhjetë e dy) punonjës më shumë në strukturat e institucioneve buxhetore.

Për vitin 2021, nga 66 institucione buxhetore, vetëm 15 prej tyre rezultojnë me rritje të numrit të punësuarve krahasuar me vitin 2020. Nga institucionet me rritje të numrit të punësuarve për vitin 2021, evidentohet me një diferencë shumë të madhe Ministria e Bujqësisë, me 450 punonjës më tepër krahasuar me vitin 2020.

Institucioni i dytë me rritjen më të lartë është Këshilli i Lartë Gjyqësor me një shtesë prej 86 të punësuarish krahasuar me vitin 2020. Ky institucion u aprovua si strukturë e re kushtetuese pas Reformës në Drejtësi. Institucion tjetër me një rritje prej 64 punonjësish është SPAK Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Kryeministria ka një rritje me 15 punonjësish në vitin 2021, rritja më e lartë në këtë 5 vjeçar. Kryeministria ja kalon edhe Institucionit më të rëndësishme të vitit Komisioni Qendror të Zgjedhjeve i cili ka një shtesë prej 14 punonjësish.

Institucione të tjera me rritje të numrit të stafit në vitin 2021, janë: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme me plus 12; Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me 12; Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit te Shtetit shtesë 10 punonjës; Ministria e Drejtësisë 9; Ministria e Brendshme 8; Kolegji i Posaçëm i Apelimit 6; Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale 5; Shkolla e Magjistraturës 3 dhe Kuvendi me rritjen më të ulet prej 2 punonjësish.

Open Data Albania, Publikon të dhëna dhe analiza mbi indikator social ekonomik në vend. Të tjera databaza me të dhëna transparente janë Open Procurement Albania, Transaksione Thesari dhe Para dhe Pushtet.

Këto databaza realizohen nga AIS.